Arrestohet killeri i dyshuar i vrasjes së 27-vjeçarit në Kavajë

as.jpg
Policia ka vënë në pranga një person të dyshuar si autor të vrasjes së 27-vjeçarit Andi Peqini mbrëmjen e djeshme në Kavajë.
Burimet policore bëjnë me dije, se në pranga ka rënë shtetasi Elidon Avdyli, i cili dyshohet se ka qëlluar me automatik ndaj të riut Peqini, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Sipas policisë, Elidon Avdyli rezulton person me precedentë penalë, pasi është dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.
Policia dyshon se vrasja është bërë për larje hesapesh për trafikun e drogës në Itali, ku Peqini ishte emigrant prej disa vitesh.
Previous Post Next Post