Gjykatësi i një çështjeje përdhunimi ndaj një të miture që po zhvillohej në Gjykaten e Kurorës Mbretërore në qytetin e Mançesterit, në Angli, është pezulluar nga procesi dhe çështja është anuluar për shkak se gjykatësin e kishte zënë gjumi gjatë seancës.
Gjykatësi Philip Cattan po dremiste në kohën kur viktima po merrej në pyetje nga prokuroria në ditën e parë të këtij procesi. Çështja është ndërprerë dhe juria është shpërndarë pas ankesave të avokatëve të këtij rasti.
Çështja është duke u hetuar nga Zyra britanike e Hetimeve të Sjelljeve Juridike. Procesi gjyqësor është ndërprerë, ndërkohë që hetimi është duke u kryer.
Gjyqi, që i ka kushtuar deri më tani 10 mijë stërlina taksapaguesve britanikë, do të rinisë muajin e ardhshëm me një gjykatës tjetër.
Ndërkohë, nëse shpallet fajtor për shkeljen në fjalë, masa disiplinore ndaj gykatësit Cattan do të merret nga ministri i Drejtësisë dhe Kryegjykatësi i Anglisë./Bota Sot/
Tags
bota