5 spekulimet spektakolare të rrëzimit dhe përplasjes së avionëve


as.jpg
Humbja e Malaysian Airlines MH370 dhe rrëzimi së fundi i MH17 kanë qenë burime të pafundme spekulimesh. Shumë pyetje ngrihen, dhe mbeten pa përgjigje. Për MH17 thuhet se pësoi një defekt fatal. Gjithsesi, spekulimi me rrëzimin e avionëve nuk është një gjë e re në botën moderne. Në vijim po rikujtojmë edhe një herë spekulimet më të mëdha që lidhen me rrëzimin e 5 avionëve.

1. Korean Airlines 007
Në 1 shtator të vitit 1983, Korean Airlines 007 u godit nga një interceptor avionësh rus. Në avion gjendeshin 269 pasagjerë dhe ishte duke kaluar nga hapësirën ajrore sovjetike. Avioni boing ishte me 320 klm në orë dhe ishte duke ndërruar drejtim kur u godit. Arsyeja e goditjes së tij nga rusët është një nga debatet më të nxehta në historinë e aviacionit.

Arsyetimi i menjëhershëm sovjetik ishte se nuk ishin në dijeni, por kur e pranuan faktin që e kishin goditur, e arsyetuan se avioni ishte në mision spijunazji në favor të SHBA-së. Raporti i lëshuar në vitin 1990, sugjeron që sovjetikët nuk kishin fakte për këtë teori.

Asnjëherë nuk u gjetën të gjithë trupat, madje asnjë trup nuk u gjet i tëri. Familjet e viktimave po vazhdojnë të luftojnë.


2. Fatkeqësia Tupolev e Mozambikut
Në kohën e apertedit në Afrikën Jugore, qeveria afrikanojugore kishte bërë të udhës themelimin e grupeve rebele në shtetet fqinje që t'i kundërvihen regjimeve respektive. Si pasojë, Qeveria Fremilo komuniste e Mozambikut e gjen veten në konflikt me fqinjët jugorë, ndërkohë që qeveria afrikanojugore ndihmonte Frelamo-t, me të cilët komunistët e Mozambikut kishin zhvilluar luftë civile deri në vitin 1976. Në tetor të vitit 1986, presidenti i Mozambikut Samora Machel u takua me homologët në Angola, Zaire dhe në Kongo dhe diskutuan për një grup terrorist që ishte aleat me qeverinë afrikanojugore.
Në 19 nëntor të atij viti, Machel po fluturonte për në Mozambik me një xhet me ekujpazh sovjetik të marrë me qera nga qeveria, rreth 15 minuta se xheti të ulej, ndërroi kurs me 37 gradë. Dhe 12 minuta më vonë avioni u përplas me tokën, disa kilometra i devijuar nga kursi.

Aeroplani u përplas në terrenet malore të Afrikës së Jugut duke, 34 vetë vdiqën. Hetimet fillestare treguan se xheti kishte bërë gabime trashanike të kursit, dhe se pilotët e kishin programuar gabim VOR-in - një sistem që gjurmon sinjalet e radjos nga toka për t'u orientuar me terrenin. Shumë njerëz kishin dyshime.
Në vitin 2008, një ish operativ - Hans Louw -  u shfaq në televizion duke thënë se është përdorur sallam i mykur në terren për të çorientuar VOR-in. Louw tha se ishte pjesë e një skuadre "ndihmëse rraketash", "për të bërë punën". Në rast se sallami i mykur nuk e bënte punën, xheti do të goditen me rraketa. Një agjent i dytë e konfirmoi këtë ngjarje pak kohë më vonë. Qeveria afrikanojugore mohon gjithçka.

3. Princesha Kashmir
Princesha Kashmir ishte Air India i dizenjuar nga qeveria kineze e viteve 1955. Në 11 prill, mbante në bort delegatë dhe gazetarë nga Hon Kongu për në Indonezi. Presidenti i Kinës, Zhou Enlai, duhet të ishte mes tyre. Ai nuk shkoi për shkak të një emergjence që kishte të bënte me shëndetin e tij - duhej të operohej urgjentisht. Kur aeroplani arriti në 5,500 metra lartësi, shpërthen një bombë në ingranazhet ulëse të tij. Vetëm tre pjesëtar të ekujpazhit shpëtuan,të gjithë të tjerët vdiqën.

Teoria më e përhapur është se bomba ishte vënë për të vrarë presidentit. Hetuesit analizuan gjithë kontaktet dhe gjetën vetëm një të dyshuar: njër roje nga Hon Kongu të quajtur Chow Tse-Ming. Hetuesit zbuluan se ai kishte më shumë se tre pseudonime dhe shpenzonte më shumë para seç mund të shpenzonte një roje i thjeshtë. Ming kishte fluturuar për në Taivan me një avion që bënte fluturime të regullta për CIA-n. Mes mbeturina u gjet një detonator amerikan. Kinezët ishin të bindur që amerikanët ishin të përfshirë dhe e pyeti dy herë administratën Nikson për ngjarjen. Thuhet se Kisinger ka komentuar që vendosja e një bombe në një avion në Hon Kong është përtej kapaciteteve të CIA-s.

Spekulimi më i madh është se amerikanët kishin furnizuar me pajisje agjentët e tyre për të rrëzuar avionin. Por nga ana tjetër, asnjë e dhënë s'tregon që Zhou Enlai të ketë qenë operuar. Mendohet se një vrasje e tillë e supozuar një amerikanët, do të forconte marrëdhënjet e regjimit komunist me popullin, dhe Zhou e shfrytëzoi menjëherë këtë fakt duke e reklamuar fuqishëm në favor të tij.


4. Jet-i 367
Vesna Vulovic, ish stjuartesë, mban Rekordin Gines për rënjen nga lartësia më e madhe pa parashutë. Në janarë të vitit 1972, avioni me të cilin ajo po udhëtonte u nda në dysh në 10, ooo metra lartësi. Avioni ra në disa male me dëborë dhe Vulovic u gjet e mbërthyer pas ndenjëses. Kaloi 27 ditë në koma dhe 16 muaj në spital - derisa arriti të ecë sërish. Ajo mori një pencion të posaçëm dhe s'kishte nevojë të fluturonte më, por gjithsesi, ajo asnjëherë nuk reshti së fluturuari.
Historia zyrtare thotë që në avion ishte vendosur një bombë nga një grup kroat fashist. Por gjithsesi ka disa mangësi në këtë ngjarje. Paketa elektronike e avionit nuk u gjet asnjëher, Vulic nuk arriti asnjëherë ta rikuperonte memorien në çastin e përplasjes rrëqethëse.
Disa disa gazetarë sbuluan fakte që avioni ishte qëlluar nga forcat ajrore çekosllovake. Gazetarët zbuluan deklaratat e fshatarëve dëshmitarë që avioni ishte ulur i paprekur - pa shpërthyer - në lartësi tepër të ulët. Dëshmitarë raportuan që e gjetën Vulovic në mes të avionit, ndërsa versioni zyrtar që e gjetën në bisht. Copat e avionit ishin të vogla, aq sa avioni mund të kishte rënë nga 800 metra, dhe jo nga 10,000 metra.
Ekspertët besojnë që avioni ishte në vështirëshi dhe u ul me shpejtësi. Vetëm dy minuta para se të rrëzohej shpërtheu një pajisje nukleare, dhe lideri sovjetik në atë kohë po fluturonte diku pranë asaj hapësire. Forcat çekosllovake mund të kenë dyshuar për ndonjë avion dhe kanë ngritur një Mig të tyre për të vërtetuar avionin, të cilin e kishin ngatërruar me një avion armik.
5. Fluturimi i Arrow Air Flight 1285
Faktekësia më e madhe që ka ndodhur në Kanada në lidhje me avionët ndodhi në dhjetor të vitit 1985. Arrow Air Flight 1285 po transportonte trupa amerikane që po ktheheshin nga Kairo. Avioni bëri disa ndalesa gjatë rrugës përfshirë edhe atë në Newfoundland. Pak para se të ngrihej për destinacionin e fundit - Kentaki - , avioni u rrëzua fatalisht. Vdiqën të githë.

Bordi kanadez i aviacionit nuk ishte në gjendje të përcaktonte një shkak përfundimtarë. Shkaku më i supozueshëm ishte se avioni kishte zënë akull tek krahët.
Raportohet se një grup islamist të ketë pretenduar  shkatërrimin e avionit. Dëshmitarët në Kairo pretendojnë se kanë parë trupa jo të personelit amerikan që kanë hyrë në avion. Një gazetarë kanadez mori një telefonatë nga një person me theks të Lindjes së Mesme dhe i tha që ka zhurmë diplomatike që thonë se avioni u shkatërrua nga një bombë.
Los Filotas, një nga hetuesit,  ka shkruar një libër për këtë avion. Ai beson se avionit i është vënë eksploziv.
Previous Post Next Post