Padyshim që na argëtojnë tej mase me artin e tyre të iluzioneve të magjisë, gjithkujt i ka mbetur në mendje të paktën një performanë e një iluzionisti apo magjistari të shquar.
Por arti i magjisë kërkon sakrifica të mëdha, nevojiten vite dhe ndonjëherë dekada që një magjistarë të arrijë performancën e tij të dëshiruar. Nga ana tjetër, ndonjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu siç duhet dhe një gjë në dukje e parëndësishme mundet të precipitojë në tragjedi. Në vijim mund të lexoni historitë dramatike të 5 prej magjistarëve më të vlerësuar botërorë.
1.Sigmund NeubergerNeuberger dhe Beuty |
Trupi i Neurberger prehet pranë qenit të tij, Beuty, në varrezat Piershell të qytetit të Edinburgut, Skoci.
2. William Elsworth Robinson
Robinson, i njohur ndryshe si Çung Ling So, ishte një magjistarë amerikan që adaptoi karakterin e një magjistari kinez. Ai nuk fliste kurrë anglisht, dhe kur u përgjigjej gazetarëve, kishte pranë gjithmonë një përkthyes. Në periudhën kur vdiq, ishte një ndër magjistarët më të famshëm në botë. Aksidenti fatkeq ndodhi në Londër në 23 mars të vitit 1918. Robinson po performonte versionin e tij të kapjes së plumbit. Fatkeqësisht, ai nuk e kishte pastruar siç duhet pushkën qysh nga hera e fundit që kishte performaur këtë magji. Kjo shkaktoi mjaftueshëm pluhur rreth gypit të thuprës së pushkës duke i dhënë mjaftueshëm forcë plumbit që të shpoi gjoksin Robinson. Në atë çast ai tha, "O Zot, uleni perden, diçka nuk shkoi siç duhet". Vdiq ditën e nesërme në spital.
Nëse ky magjistarë ju duket si i njohur, është për shkak se e keni parë tek filmi shumë i transmetuar amerikan "The Prestige".
3. Joseph W. Burrus
Ëndërra e 32 vjeçarit Joseph Burrus, do të bëhej më e famshme se ajo e heroit të tij, Harr Houdini. Në ditën e Halloween-it të vitit 1992, në përvjetorin e vdekjes së Houdini, ai u mundua të performonte magjinë e famshme Houdini-t - të varrosurit për së gjalli. Burrus lidhi duart, u mbyll në arkivol, dhe u vendos në një varr mbi dy metra të thellë, më pas u varros për së gjalli me rreth 7 ton inerte dhe çimento solide. Asnjëri nuk u mundua ta bindte atë që kjo gjë është e pamundur, prandaj kishte nevojë për një lloj iluzioni që të dilte i gjallë nga arkivoli. Megjithëse ai nuk u shtyp deri në vdekje për shkak të peshës, i duhej të çante disa metra çimenton që po bëhej gjithnjë e më solide. Gjithsesi, çimento nuk ishte problem për Burrus. Por struktura e inerteve me çimento u shemb, duke bërë që ai të shtypet përpara se të dalë nga arkivoli.
4. Jeff Rayburn Hooper
Në qershor të vitit 1984, magjistari 23 vjeçar Jeff Rayburn Hooper po praktikonte një magji që duhet ta performonte mbrëmje vonë në një skenë në Indiana, SHBA. Megjia përfshinte lirimin nga zinxhirët duke qenë i zhytur në liqen. Fatkeqësisht, Hooper nuk mundi t'ia dilte. Ndërsa po bënte prova, Hooper lidhi duart me zinxhirë dhe u hodh në liqenin Winoa, në periferi të Indiana-s. Ashtu siç ishte, hyri rreth 90 metra drejt liqenit. Hooper ia doli që ta lirojë veten nga zinxhirët. Doli në sipërfaqe dhe filloi t'i kërkonte ndihmë asistentit të tij, por për shkak të erës së fortë dhe dallgëve, e kishte të pamundur të dilte në breg. U mbyt në vetëm 1.6 metra thellësi.
5. Royden Joseph Gilbert Raison De La Genesta
Genestra ishte një magjistarë amerikan, magjia tipike e të cilit ishte "ikja nga fuçia me ujë". Marifeti ishte që të dilte jashtë përara se të mbytej. Fatkeqësisht, në vitin 1930, gjatë një udhëtimi të vështirë, fuçia e Genesta-s ishte dhëmbëzuar, duke limituar kështu edhe më tepër hapësirën brenda fuçisë e duke e bërë tepër të vështirë për të që të manovrojë. Ai nuk mundi të lirohej, dhe u mbyt. Vdekja e tij kishte një efekt të trefishtë për bashkëkohësit e tij, pasi e bëri numrin e fuçisë me ujë të duket më i vështirë në sytë e publikut, duke e bërë kështu edhe më popullorë e të frikshëm.
Tags
Kuriozitete