Sufle me makarona



Përbërësit:


- 500 g makarona, mundësisht pene rigate
- 200 g mish pule
- djathë të grirë, mundësisht disa lloje nëse keni


Beshameli:


- 3 lugë miell
- 500 ml qumësht
- 3 vezë
- 1 lugë gjalpë

Përgatitja:


Në tenxhere të bollshme ziejmë gjoksin e pulës, sapo të zbutet e heqim mënjanë, në të njëjtën tenxhere shtojmë ujë, sapo të marrë valë shtojmë kripën dhe makaronat.
I lëmë të ziejnë 3 minuta. Marrim një tavë, shtojmë makaronat dhe mishin e pulës të copëtuar në copa të vogla.
Përgatisim beshamelin: Vendosim qumështin në tenxhere me zjarr të avashtë, në një tas rrahim 100 ml nga qumështi me vezët, miellin dhe gjalpin, i shtojmë pak nga pak në tenxhere duke trazuar beshamelin, sapo të trashet është gati. Hedhim beshamelin sipër makaronave dhe djathërat, e spërkatim me pak gjalpë dhe e vendosim në furrë në 180 gradë, deri sa të marrë një ngjyrë të kuqerremtë në sipërfaqe, dhe çdogjë është gati.

Ju bëftë mire!
Previous Post Next Post