SHBA ia kthen mbrapsht Europës pronat ushtarake nën kontroll


images.jpg
A unique and safe way to invest in gold and silver

Thuajse 70 vjet pas mbarimit të Luftës së Dytë botërore dhe gjithashtu si rezultat i reduktimit të shpenzimeve për mbrojtjen, SHBA-të po planifikojnë t'ia kthejnë mbrapsht pronat që ushtria amerikane kishta nën administrin, 21 shteteve të Europës, përfshirë ato në Gjermani, Itali, Danimarkë, Greqi, SHBA dhe Belgjikë etj. Zëdhënësi për shtyp i Pentagonit, Admiral John Kirvy thotë që ky vendim nuk do të ndikojë në kapacitetin e ushtrisë së SHBA-së gjatë kësaj situate sensitive që lidhet me Ukrainën.
"Asnjë nga këto vendime nuk ndikon forcën e strukturës aktuale të kapaciteteve ushtarake," tha Kirvy, duke shtuar se kjo sipërmarrje do i kursejë SHBA-së afërsisht 60 milion dollarë në vit.


Disa zyrtarë të tjerë thonë që disa nga këto vende nuk janë më të dobishme, ndërsa vende të tjera janë konsoliduar me mjete më të sofistikuara.


Bie në sy fakti i braktisjes së pronave amerikane nën administrim që ndodhen në ishullin e Kretës, Greqi.

Kirby theksoi që konsolidimi nuk do ndikojë misionin që NATO-SHBA ka në rajon, raportojnë mediat amerikane.
Previous Post Next Post