Policia e Gjirokastrës sekuestroi në orët e para të mëngjesit të sotëm 20 kilogramë lëndë narkotike, të llojit marijuanë , si dhe arrestoi shtetasin që po e transportonte atë.
Burime zyrtare pranë Drejtorisë së Policisë Gjirokastër, bënë të ditur për ATSH-në se “në kuadër të operacionit “Kabriole” u arrestua në flagrancë drejtuesi e mjetit, Leonidha Gjini, i cili drejtonte makinën tip BMW me targa AA 1881 GZ, ku ishte fshehur lënda narkotike”. Sipas burimeve, në makinën, e cila lëvizte në aksin rrugor Gjirokastër- Uji i Ftohtë, në bagazhin e sipërm u gjetën 16 pako me marijuanë, e cila dyshohet të jetë marrë në Lazarat.
Mësohet se përveç personit të arrestuar është shpallur në kërkim edhe një shtetas tjetër, i cili udhëtonte me Gjinin, por për shkak të errësirës dhe terrenit jo të përshtatshëm mundi të largohej. Policia sqaron se është bërë identifikimi i tij dhe po punohet intensivisht për të ndaluar dhe personin e dytë
Tags
aktualitet