Sekreti i jetëgjatësisë Mesdhetare buron nga salca e domateve, besojnë shkencëtarët.
Shkencëtarët spanjoll kanë gjetur se salca e domateve përmban së paku 40 antioksidantë, të quajtura polifenois, që parandalojnë atakun kardiak. Polifenois-et janë molekula natyrale që derivojnë nga zarzavatet. Por për të pëftuar dobishmëritë e salcës, ajo duhet të kombinohet me përbërës të tjerë. Sofrito, është një ushqim me bazë salcën e domateve, qepët, vajin e ullirit, millin apo makaronat, dhe ndonjëherë hurdhrat, i cili përdoret në Spanjë, ndërsa në Itali njihet si “spageti ala matriçana”, në varësi të krahinave Mesdhetare, gatuhet në varietete të ndryshme. Shkncëtarët kanë gjetur se kombinimi i këtyre ingredientëve është sekreti i jetëgjatësisë së mesdhetarëve.
Shkencëtarët e universitetit të Barcelonës testuan një sërë salcash me ingredientë të ndryshëm të bëra nga zona të ndryshme për të arritur në këto konkluzione. Shkencëtarja Rosa Lamuela thotë: “ato sofrito që kanë më shumë vaj ulliri, kanë antioksidantë më të mirë, pasi janë të pasura me përbërës fenolik.
Shkencëtarët përdorën një teknikë që quhet rezolucioni i lartë i spektroskopisë, ku edhe gjetën një të ri antioksidantësh, si kaotenoidët, i cili është një tjetër antioksidant në përbërjen e sofritos.
Ky studim u publikua në revistën “Food Chemistry”.
Tags
shendet