Planifikoni t'i kaloni pushimet në Vlorë? Bregdeti i Vlorës do jetë më i pastër këtë verë


vlo.jpg
Bregdeti i Vlorës do të jetë më i pastër këtë verë, bëhet e ditur nga Agjensia Kombëtare e Turizmit.
Do të ketë  një menaxhim më të mirë të vijës bregdetare për mirëmbajtjen e teritorit,vënien në efiçencë të plazheve publike dhe të atyre private.
Një vëmëndje e veçantë do t’i kushtohet hotelerisë dhe akomodimit të pushuesëve.
Në shumicën e plazheve  do të  vendosen  kulla vrojtimi e stacione plazhi për të qënë të gatshëm në ndihmën e nevojëshme për pushuesit. Do të bëhet e mundur desinfektimi nga ajri i ambjenteve dhe shesheve që mund të përbëjnë mundësi  për rritjen e insekteve dhe do të shtohet siguria nga rojet  bregdetare.Gjithshka e domosdoshme  për pushuesit do të korigjohet deri në kohën e mbritjes së tyre.
Previous Post Next Post