1. Mbani shënim shpenzimet tuaja
Shumë njerëz e kanë zët të mbajnë një buxhet. Duke mbajtur shënin çdo shpenzim do jetë shumë e dobishme, thjeshtë për faktin se dini se ku po i çoni paratë. Nëse ju duket shumë e vështirë që të mbani shënim çdo qindarkë që shpenzoni, atëherë mbani shënim vetëm nje kategori, atë kategori që mendoni se merr më shumë para dhe është më e rëndësishmja. P.sh., shpenzimet e kafenesë apo kur drekoni jashtë, ato të bulmetit apo të mishit, shpenzime të kota etj. Kështu, sapo ta zotëroni plotësisht një kategori, filloni të mbani shënim një kategori tjetër.
2. Kotrolloni faturat mujore
Duke kontrolluar faturat mujore të energjisë, ujit, gazit apo internetit, ju do e keni më të lehtë të evidentoni se ku po shpenzoni para të tepërta dhe të jeni në gjendje që t’i përdorni mjetet tuaja me më efektivitet.
3. Automatizoni kursimet
Nje nder sjelljet më të vështira për t’u kultivuar është kursimi dhe investimi i parave. Fatmirësisht, ky është një proces i lehtë, që do të thotë është një sjellje që zhvillohet me lehtësi. Mund t’i automatizoni kursimet sipas nevojave tuaja. P.sh., vendosni për çdo muaj mënjanë një sasi të caktuar parashë. Nëse këtë gjë mund ta bëjë
kompania apo biznesi ku punoni, aq më mirë.
4. Mesoni çdo ditë
Ndërtoni një rutinë të mësuari. Që do të thotë kushtojini nga 15 ose 20 minuta për çdo ditë një libri, financave apo karrierës tuaj me qëllim për të mësuar diçka të re. Duhet të mësoni se si funksionon paraja, duhet të keni njohuritë bazë të financave, në mënyrë që të jeni të suksesshëm me paratë.
5. Gjurmoni progresin tuaj
Nuk mund të zhvillohet diçka që nuk është matur, apo jo? Matja mujore e financave tuaja eshtë në njëfarë mënyre një çertifikatë mujore suksesi. Rishikoni dhe rregjistroni për çdo muaj suksesin tuaj financiarë. Është diçka që mund të bëhet në vetëm 2 ose tre minuta.
Me fjalë të tjera, Aristoteli thotë: “Ne jemi çfarë bëjmë në mënyrë të përsëritur. Përsosmëria, nuk është një akt, por një sjellje.”
Tags
Karriere