Ekzistojnë disa lloje ngjyrash të syve, secila prej tyre rrëfen diçka për personalitetin e individit sipas studiuesve të kësaj fushe,
Për më tepër lexoni më poshtë dhe kuptoni se çfarë thonë sytë tuaj.
Sytë kafeSytë kafe janë mjaft ekspresive dhe dëshmojnë për aftësi mbi mesataren dhe janë mjaft të talentuar. Zakonisht ata janë njerëz këmbëngulës dhe kërkues ndaj vartësve, kjo për shkak të hijes së rëndë.
Sytë e zinj
Ngjyra e syve tuaj, ju bën që të jeni gjithnjë njeri serioz dhe që gjërat i bëni me pjekuri. Mos harroni se gjithnjë përtej shikimit të personave që kanë sy të zinj fshihet një mister i trashëguar.
Sytë dyngjyrësh
Janë sytë me tërheqës dhe bindës, në raste të veçanta zotërojnë pushtetin e hipnotizimit të personave të tjerë. Konsiderohen shumë tërheqës, janë mjaft ekzotike. Shprehin vetëbesim dhe dëshmojnë krenari.
Sytë gështenjë
Dëshmojnë se individi është zot i fjalës dhe se meriton t’i zihet besë. Sa më e mbyllur të jetë ngjyra aq më shumë ato rrezatojnë sensualitet. E meta kryesore është se flasin shumë për vetveten.
Sytë e kaltër
Shprehin kthjelltësinë e cila nënkupton romantizmin dhe feminilitetin tuaj. Ndoshta nuk duhet të imagjinojnë princin e ardhshëm, por duhet të lëvizin nga vendi dhe të jenë në kërkim të tij.
Sytë jeshil
Shumica e njerëzve me sy jeshil, konsiderohen mjaft të urtë dhe të bindur. Këta njerëz dinë të sillen dhe respektojnë të tjerët, por në raste të veçanta kur u shkelet në kallo nuk ngurojnë të bëhen mjaft agresive.