Seks simboli i Hollywood-it dhe ish-ylli i serialit Baywatch, Pamela Anderson, ka bërë një rrëfim prekës ditën e premte: Ajo ka qenë viktimë e abuzimit seksual.
"Nuk kam pasur një fëmijëri të thjeshtë, pavarësisht prindërve të dashur. Jam abuzuar seksualisht nga një bebisiter mashkull," tha Anderson në Festivalin e Filmit të Kanës, ku ishte e pranishme me burrin e saj Rick Salomon.
"Një ditë isha tek shtëpia e një shoku, dhe vëllai i tij vendosi të më mësonte të luaja tavëll, që më pas përfundoi në një përdhunim. Ai ishte 25 vjeç ndërsa unë 12 vjeç" shtoi më tej ajo.
"Më pas ai vendosi të më përdhunoi me gjashtë shokët e tij". Anderson pranon se do të donte të zhdukej nga faqja e dheut, por dashuria e madhe që ajo ka për kafshët, e ka mbajtur gjallë.
"Dashuria për kafshët më ka shpëtuar, ato erdhën natyrshëm tek unë. Pemët më flisnin, nuk isha e sigurtë se përse isha gjallë. Ndershmëria ime qëndroi në mbretërinë e kafshëve. Jam orvatur të mbroj ato dhe vetëm ato. I lutesha balenave me këmbët në Oqean, mikeshave të vetme të vërteta, derisa u bëra me fëmijë," përfundon rrëfimin prekës 44 vjeçarja.
Tags
Vip