Irina Filatova është caktuar të jetë ministre e jashtme e rajonit Lindorë të Ukrainës, ku nacionalistët rus po mundohen të krijojnë një shtet të pavarur nga Kievi.
Emërimi i saj pason Natalia Voronina, e cila u deklarua Ministre e Kulturës e Republikës së Donestk-ut, një tjetër shtet i vetëshpallur në Ukrainën Lindore.
Në fakt Voronina është munduar t'i largohet syrit të medias, ndërsa Filatova duket më shumë e disponueshme.
Vështirë se mund të kalojë një ditë pa foto të reja të jetës së Filanovës, që nga dita që hypi në pushtet.
Paraprakisht nuk është bërë publike se çfarë shkolle, kulture apo të shkuare ka Filanova.
Gjykuar nga fotot e bëra publike, ajo nuk premton shumë për postin e një ministreje, e aq më keq në një situatë në të cilën rajoni gjendet aktualisht.
Tags
bota