Ngrënja e mëngjesit ndihmon në parandalimin e diabetit dhe obezitetit




Studime të fundit kanë treguar se rreziku i obezitetit dhe i diabetit mund të rritet tek të rinjtë gjatë adoleshencës nëse ata nuk hanë mëngjes.

Problemet e presionit të lartë të gjakut dhe kolesterolit kanë gjasa të shfaqen tek ata të rinj që nuk hanë mëngjes, sipas studiuesve të cilët intervistuan një grup njerëzish që treguan se 27 vite më parë , hanin pak ose asgjë në mëngjes. Ata iu nënshtruan një testi, i cili tregoi se 68 për qind e tyre kishte gjasa të ishin mbartës të sindromit metabolik ndryshe nga ata që e hanin vaktin e mëngjesit. Kushtet shëndetsore të tyre përfshinin probleme me obezitetin dhe diabetin.

Ata gjithashtu vuanin nga yndyrnat në gjak që shkaktojnë probleme me kolesterolin. Maria Wennberg, nga Universiteti Umea, në Suedinë lindore, tha per revistën “Public Health Nutrition”: “Nevojiten studime të mëtejshme për të kuptuar lidhjen midis një mëngjesi të dobët dhe sindromit metabolik. Por në bazë të rezultateve tona, ne jemi kundër një mëngjesi të varfër i cili mund të shfaq një efekt negativ në rregullimin e sheqerit në gjak.”
Previous Post Next Post