Furrat e bukës jashtë kushteve higjienike, rrezik për konsumatorin


buka-dyqan.jpg
Produkti ushqimor që nuk mungon kurrë në tryezat tona përbën rrezik shëndeti. Mjaft furra buke buke abuzojnë me produktin e tyre duke shkaktuar dëme në shëndetin e konsumatorëve.

Sipas një prej prodhuesve më të vjetër, Pëllumb Boshit, shumë furra të palicensuara prodhojnë produktin më shumë të konsumuar, në kushte skandaloze dhe pa asnjë kontroll. Sipas tij, jo vetëm prodhimi është një problem por dhe transportimi dhe vendi i shitjes. Boshi deklaron se për të përfituar dhe ulur koston në këto furra nuk përdorin bashmajanë e cila ndalon fryrjen e bukës, përmirëson shijen dhe largon mikroorganizmat. Por, përvec abuzimeve me peshën, Boshi shprehet se mashtrohen klientëtme cmimet dhe me cilësinë e bukës, sepse çmimi që paguajnë nuk e marrin.


“Nuk kanë kushtet më minimale, me garazhde, goma rezrevë, arka, ambalazhim, precipitohen deri në dyqane me plehra e kimikate që shesin bukë me pa të drejtë. Minimumi duhet të shitet nga prodhuesi që e ka prodhuar, me peshën reale që ka, me fletën e subjektit që e ka prodhuar, çmimin që i kushton”.

Por, buka nëse kalon një deri në dy ditë nuk është më e shëndetshme për konsumatorin, sipas Boshit, ajo bukë sërish ripërpunohet dhe hidhet në treg. Ndërsa ngjyruesit përdoren në masë për të përfituar sa më shumë.

“Futen në mënyrë klandestine dhe ndonjë furrtar i përdor për efekt kosto dhe jepet një cmim shumë i lartë vetëm se ka një ngjyrë, se ka një përqindje shumë të vogël nga miellrat e shtrenjtë”.

Boshi akuzon institucionet se licensojnë subjekte që nuk kanë kushtet më minimale dhe mjetet e duhura për këtë biznes. Ndërsa propozon edhe zgjidhjen sesi mund të ndalohet kjo paligjshmëri.
“Në cepin më të largët ku gjendet një bukë duhet pyetur ku e ka burimin kjo bukë. Pastaj ti shkon në kushtet e mangëta”.
Pëllumb Boshi kërkon heqjen e TVSH për bukën, premtim i dhënë nga kryeministri Rama, pasi mund të realizohet sipas tij, sepse në pjesën më të madhe të subjekteve, ky detyrim nuk mblidhet./balkanweb/
Previous Post Next Post