7 sjelljet prindërore që i pengojnë fëmijët të bëhen lider


1. Kur nuk i lëmë ata të tentojnë rrezikun
Ne jetojmë në një botë ku rreziku ndodhet në çdo moment. Shqetësimi i parë 
është siguria e fëmijëve tanë, kështu që bëjmë të pamundurën për t’i mbrojtur 
ata. Në fund të fundit kjo është detyra jonë, por kështu ne i kemi veçuar
 ata nga sjelljet e shëndetshme që përmbajnë pak rrezik. Psikologët në Europë
 kanë zbuluar se nëse fëmijëve nuk u lejohet të luajnë jashtë dhe nëse nuk
 provojnë asnjëherë të paktën një të gërvishtur, ata do të kenë fobi kur të 
rriten. Fëmijët duhet të rrëzohen disa herë që të mësojnë të ecin, është 
normale. Nëse fëmijët e eleminojnë përfundimisht rrezikun nga jeta e fëmijëve,
 do te thotë që ata janë liderë arrogant dhe imponojnë tek fëmijët një nivel të ulët
 vetëbesimi për t’u rritur si lider. 

2. Kur i çlirojmë shumë shpejt
Rritja e fëmijëve të sotëm nuk bëhet si 30 vite më parë, sepse prindërit kanë më pak
 kohë se atëherë.
Kur i çlirojmë shumë shpejt fëmijët duke i ndihmuar, ne ua heqim mundësinë
 atyre për të eksploruar vështirësitë e zgjidhjes së problemeve. Pra, në realitet bota
 nuk funksionon kështu.

3. Kur nevrikosemi shumë shpejt
Fëmijët praktikisht i vëzhgojnë prindërit e tyre dhe mendojnë se ata janë më të
 këndshmit dhe të përsosurit kur asnjëri nuk e thotë një gjë të tillë. Ndërsa kur
 ne nevrikosemi shumë shpejt me ta, ne i shtyjmë fëmijët që të mësojnë të mashtrojnë,
 ekzagjerojnë dhe gënjejnë për t’ju shmangur vështirësive të realitetit. Pasi nuk janë të
kushtëzuar që ta përballojnë atë.

4. Kur lejojmë që faji t’i udhëheqë ata
 Nuk është e thënë që fëmija t’ju dojë çdo minutë. Fëmijët mund të zhgënjehen me ju,
 por nuk do të mbartin më pas efektet negative. Keshtu që kur diçka nuk është e drejtë
 thuajini që në momentin e parë “jo, kjo nuk duhet bërë!”, etj. Ne si prindër prireni t’i japim
 fëmijëve atë që ata duan kur e meritojnë, sidomos kur janë shumë fëmijë. Kur dikush
 bën një veprim të mire, ne ndjejmë se nuk është e drejtë të vlerësojmë njërin më shumë
 se tjetrin. Kjo është joreale dhe ia heq mundësinë fëmijës të forcojë pikat e tij të
 forta. Pra, kujdesuni që të mos t’i premtoni fëmijëve se një shpërblim i mirë vjen pasi
 te kesh bërë ujin e hoolë, apo të  premtoni aq shumë sa të perceptohet nga ta si shumë
 e padrejtë. Nëse marrëdhënja juaj është e bazuar në përfitimet material, fëmija juaj do
 përjetojë ose motivim të brendshëm ose dashuri të pakushtëzuar.

5. Kur nuk pranojmë gabimet që kemi bërë në moshën e tyre
Fëmijët e shëndetshëm duan të hapin krahet dhe shpesh t’i provojnë gjërat vetë. 
Ne sit ë rritur mund t’i lëmë, por kjo nuk do të thotë se nuk mund t’i ndihmojmë.
 Kështu që ndani me ta gabimet që keni bërë në moshën e tyre në një mënyrë që t’i
 ndihmojë ata që të mësojnë për të bërë zgjedhje të mira. Pra, tregojini fëmijëve se si
 jeni rrëzuar kur keni pasur një eksperiencë të ngjashme.

6. Kur ngatërrojmë moshëm, inteligjensën dhe talentin
Inteligjenca përdoret zakonisht për të matur moshën e fëmijës, dhe kështu që prindërit
 mendojnë se një femijë inteligjent është i gatshëm për botën e vërtetë. Kjo nuk është
 çështja, pasi atletë apo sportistë profesionistë kanë talent të paparë dhe sërish kapen
 në skandale publike. Thjeshtë sepse talenti është një aspekt i jetës së fëmijës, nuk do 
të thotë që të përfshijë të gjitha fushat. Nuk ekziston një moshë magjike përgjegjësishë
  apo një guidë e provuar se kur duhet që fëmijëve t’u jepet një liri e caktuar, por
 duhet patur parasyshë një rregull i artë: që i duhet kushtuar vëmedje të veçantë
 fëmijëve të së njëjtës moshë.

7. Kur nuk bëjmë atë çfarë themi
Është përgjegjësia jonë si prindër të modelojmë jetëm që duam tek fëmijët tanë.
 T’i ndihmojmë ata të jetojnë një jetë me karakter dhe të bëhen të varur nga përgjegjës
 për fjalët dhe veprimet e tyre. Si lider të shtëpive tona, ne mund të fillojmë të
flasim fjalë të ndershme – mjaftojnë edhe gënjeshtrat më të vogla për të gërryerë ngadalë
 karakterin e fëmijës.

Shiheni veten në dritën e kodeve etike me sytë e të tjerëve, pasi këtë gjë do ta vë re
 edhe fëmija juaj. Dhe në përuthje me to bëni rregullimet e duhura në sjelljen tuaj.
 Nëse nuk rregulloni sjelljen tuaj, për shembull, fëmijët do mësojnë që nuk është e
 pranueshme edhe për vetë atsa. Tregojini fëmijëve tuaj se çdo të thotë rrespekti për
 vetveten.
Previous Post Next Post