7 mënyra të sjelluri që ju gërryejnë si lider


1. Kur dhunoni besimin
Kjo shkon përtej “gënjeshtërave të ndershme”, dhe është një pikë kritike e lidershipit. 
Nëse nuk i mbani premtimet, do herët a vonë do të humbisni besimin e anëtarëve të 
rëndësishëm të skuadrës. Mos bëni premtime që nuk i mbani dot, qofshin këto të vogla
 apo të mëdha.

2. Kur jeni egoist, në vend që të jeni lider shërbyes
Synimi juaj si lider është që të zhvilloni skuadrën dhe të festoni çdo sukses të 
skuadrës apo të individit dhe jo sukseset tuaja. Vendosini në plan të parë nevojat 
e punonjësve dhe bëni çfarë të mundeni që t’i ndihmoni ata. Nëse shpenzoni kohë 
duke festuar për veten tuaj, jo vetëm që nuk do të zhvilloni progresin e skuadrës,
 por shumë shpejt do bëheni edhe të papëlqyeshëm për ta.

3. Mungesa e fokusimit mbi prioritetet
Misioni juaj duhet të jetë i thjeshtë dhe i drejtpërdrejtë në mënyrë qe skuadra t’ju ndjekë.
 Nëse nuk jeni të qartë për synimet tuaja, duke prioritizuar rrugën që duhet ndjekur, 
si mund të prisni që dikush të arrijë diçka? Bëni plane për një javë, një muaj apo një vit.
 Mbi bazën e këtij plani, vendosni synimet kryesore dhe miniobjektivat kyçe për çdo
person. 

4. Kur jeni të paaksesueshëm dhe “armiqësor”
Nëse nuk jeni të aksesueshëm dhe miqësorë, ose nëse njerëzve u duhet të kalojnë shumë 
pengesa për të kontaktuar për pak çaste me ju, është e pa shmangshme që të mos leni 
pas shije të hidhur. Kur jeni të aksesueshëm dhe miqësorë, do t’i surprizoni vazhdimisht 
njerëzit  dhe do t’i leni përshtypje pozitive.

5. Kur merreni me fantazinë në vend që të merreni me shkencën
Vizioni është thelbi i lidershipit. Duhet të keni një fund të qartë të vizionit tuaj dhe të besoni
 fort tek ai. Sidoqoftë, ky vizion kërkon veprime që të bëhet realitet. Duhet të gjërmoni
 progresin në mënyrë që të bëni rregullimet e duhura. Pa matur progresin, ju jeni thjeshtë
 një shitës bananesh duke i bërtitur çdokujt që ju del në rrugë: “hajde banane!”

6. Kur ju mungon pasioni dhe kreativiteti
Nese nuk keni pasionin dhe kreativitetin e duhur për të ushtura lidershipin, më mirë 
harrojeni atë. Nëse prisni që anëtarët e skuadrës të kenë kreativitetin e duhur të 
mendojnë vetë, jashtë kuadrit të kontekstit të punës, ju duhet të jeni një udhëheqës
 shpirtërorë si prift apo hoxhë. Nëse dëshironi që skuadra juaj të mendojë jashtë 
kuadrit të punës, pse i jepni detyra që lidhen me punën konkrete? Pra, ju 
duhet të punoni vazhdimisht për të gjetur rrugë të reja në marrjen e më të mirës 
nga njerëzit. Kjo kërkon pasion dhe kreativitet.

7. Kur nuk e ndihmoni grupin apo individin të deshifrojë punën dhe 
synimet e punës së tij
 Si lider, ju duhet të mendoni disa alternativa përpara se te bëni një lëvije, tamam 
si një lojtarë shahu. Të gjithë do të donim te bënin punët që duam vetë, dhe jo
ato punë që na caktojnë te tjerët. Ndihmojeni skauadrën apo individin të deshifrojë 
synimet dhe qëllimet e punës së tij, në mënyrë që t’i ketë të qarta objektivat në çdo hap
 të punës, në mënyrë që ta ndihmoni atë të zhvillohet e të hecë përpara. Të njëjtën gjë 
duhet të bëni me veten tuaj. Përndryshe do të ishte me mirë të qëndronit në shtëpi dhe
 t’i drejtonit punën me anë të e-mailit apo telefonit./forbes/
Previous Post Next Post