5 qytetet më të rrezikshme në botë për t’u vizituar

Udhëtimi nëpër botë si turist është një gjë që shumë njerëz e ëndërrojnë, por

në fakt jo të gjitha vendet janë mikpritëse ndaj të huajve si në Shqipëri. Shtetet
të ndryshme kanë probleme të ndryshme për sa i përket sigurisë, disa më shumë
dhe disa më pak, në disa qytete krimi është më i pranishëm, në disa të tjera më pak, etj.
Në vijim po rendisim qytetet më të rrezikshme të botës për t’u vizituar.
1. Barkuisimeta, Venezuela
Most-Dangerous-Cities-in-the-World.jpg
Megjithëse Barkuisimeta ka më pak se një million banorë, në këtë qytet ndodhin 
57 vrasje në ditë. Dikur ky qytet ka qenë qendër e rëndësishme e turizmit të
Venezuelës, por tani anashkalohet nga turistët dhe aktualisht numri i turistëve 
që shkojnë çdo vit atje është tepër i ulët.


2. Peshauar, Pakistan
peshawar 1.jpg
Pakistani është një ndër vendet më të rrezikshme të Botës. Peshauar është një nga qendrat
ku tributë dhe klanet luftojnë midis tyre për supremaci, ndaj është një vend shumë i 
pasigurtë për të huajt. Megjithëse ky qytet ka peisazhe të mrekullueshme, në të shbërthejnë vazhdimisht bomba vetëvrasëse dhe ndodhin shpesh luftime mes grupeve të ndryshme,
ndaj është ndër vendet me të rrezikshme të globit.

3. Sana, Jemen
Sanaa-Yemen.jpg
Jemeni është një vend i paqëndrueshëm politikisht, ndaj ka probleme të shumta. 
Sana është kuotuar si një ndër vendet më të rrezikshme të globit, megjithëse në të 
gjenden shumë ndërtesa mbresëlënese që datojnë që nga kohët më të paqta.

4. Akapulco, Meksikë
Acapulco-Mexico.jpg
Akapulco ka qenë një vend që vizitohej dendur nga turostët, por në ditët e sotme, 
në plazhet e mrekullueshme të saj mund të gjesh shumë pak pushues. Kartelet e 
drogës janë problemi më i madh në Meksikë, dhe Akapulco është një ndër qendrat
më të populluara me kartele droge. Në këtë qytet bregdetarë, dalin shpesh trupa të
vdekur në breg, një gjë normale kjo për banorët e këtij qyteti.

5. Distrito Centrial, Honduras
Distrito-Central-Honduras1.jpg
Në Distrito Centrial dhuna është një gjë e zakonshme, ky është qyteti ku ndodh numri
më i madh i vrasjeve nga i gjithë globi. Rreziku i atribuohet varfërisë ekstreme,
korrupsionit qeveritarë dhe mafies. Distrito Central është tre qytetet i shkrirë në një.
Në këtë qytet dhuna ndaj turistëve kap shifra marramendëse, ndaj është një qytet shumë
i rrezikshëm për t’u vizituar.
Previous Post Next Post