Spekullimet e Fontelelle-s
Një shumësi botësh është puna më e famshme e shkencëtarit francez, Bernard Le Bovier de Fontenelle. Fontenelle është i njohur për popullarizimin e idesë së Kopernikut, që Dielli qëndron në qendër të sistemit diellor. Por Fontenelle ka spekuluar me banorët e Venusit.
Fontenelle argumenton që derisa Venusi është pranë Diellit, aty duhet të jetë ngrohtë. Prandaj, Venusi është i populluar dhe banorët atje duhet të jenë si banorët që ndodhen në pjesët më të ngrohta të Tokës. Ai hamendësonte se ato mund t'i ngjajnë banorëve të Granadas, pak me ngjyrë, të nxirë nga Dielli, të dashur dhe të prirur për muzikë dhe poezi.
Ai thoshte që Toka do i dukej më e madhe venusianëve se sa Venusi na duket ne.
Teologjia Çifute
Teologjia Çifute jo vetëm që na tregon që alienët ekzistojnë, por tregon edhe në sa planete ata banojnë: 18,000. Kjo bazohet në citimet e Talmudës, ku thuhet se "Zoti fluturon përmes 18,000 botëve."
Judaizmi predikon që universi është krijuar për njeriun. Kjo çon në pyetjen se përse Zoti do t'i mbushte botët me krijesa inteligjente, nëse ne s'mund të kontaktojmë me ta. Përgjigja është se botët janë krijuar për mjeshtërat më të ndershëm dhe shpirtërorë të njerëzimit, që të sundojnë kur Toka të bëhet shumë e limituar për vazhdimin e rritjes së tyre shpirtërore. Si rezultat, udhëtimi në hapësirat ndëryjore mund të jetë një parakusht i arritjes së erës mesianike të paqes universale.
Cusa dhe Bruno
Nichola i Cusa-s, ose Nicholas Cusanus, quhej njeriu që shpiku jashtëtokësorët. Megjithëse kjo nuk është plotësisht e vërtetë (sfidohet për shekuj nga historia e planeteve të Avicenës), ai ishte i pari shkencëtarë që e diskutoi këtë ide në Europën e krishterë. Në vitin 1439, ai shkruajti që "ne do supozojmë që në çdo rajon ka banorë, që ndryshojnë për nga natyra dhe që të gjithë e kanë origjinën nga Zoti."
Cusanus sugjeron që banorët mund të reflektojnë botët ku ata jetojnë. Rezidentët e Diellit mund të jenë më të ndritur, ndërsa ato të Hënës mund të jenë hënorë. Deri në shekullin e XIX, kur u rizbulua puna e tij, influenca e tij ishte modeste në njerëzimin e asaj kohe, përveç një njeriu: Xhordano Brunos.
Bruno lindi rreth 80 vjet pasi Cusanus vdiq, dhe u dogj në turrën e druve për herezi në vitin 1600. Në punën e tij të publikuar në vitin 1584, "Mbi Pafundësinë e Universit dhe Botëve", ai argumenton që universi është i pamasë dhe është i banuar nga alienët.
Doktrina Kozmologjike Islame
Jeta jashtëtokësore ishte subjekt spekulimesh për shkencëtarët e Epokës së Artë të Islamit. Filozofi i famshëm Avicena shkruajti një përrallë për një hero të quajtur Absal, i cili udhëtonte në botë përtej Tokës. Ekzistojnë 9 mbretëri parajsash, secila me banorë të ndryshëm.
Hëna është shtëpia e njerëzve të shkathët trupshkurtër. Trupat e mërkurianëve janë akoma më të shkurtër, dhe ata lëvizin më ngadalë. Venusi udhëhiqet nga një grua. Njerëzit janë të bukur, të pastër dhe të lumtur - të kundërt me të shëmtuarit që jetojnë në Mars. Marsianët udhëhiqen nga një mbret, dhe ata duan të vrasin dhe sakatojnë. Banorët e Jupiterit janë të mençur dhe zemërdhembsur. Njerëzit e Saturnit priren të jenë djaj, por mund të jenë ekstremisht të mirë, nëse e ndjejnë.
Fatkeqësisht, nuk dimë gjë për banorët e Uranusit dhe Neptunit, pasi këto planete nuk ishin zbuluar akoma në atë perjudhë.
Njeriu Hënë i Mormonëve
Shumë përralla të mormonëve (një degë e kristjanizmit) lidhen me besimin se banimin njerëzve në botë të tjera, disa më të besueshme dhe disa jo. Më e përhapura, që është çuar përpara kryesisht nga kritikët e Kishës, është ajo që Joseph Smith pretendonte që Hëna është e banuar. Njerëzit që banonin Hënën u vishnin si "shkëmbinj" dhe jetonin 1000 vjet. Kjo përrallë u tha për herë të parë nga një mormon i quajtur Oliver Hungington, i cili do ta shkruante në gaterën e tij në vitin 1881.
Nuk mund të thuhet me saktësi se çfarë besonte Smith, por nuk është e pa mbështetur. Në gazetë ndër të tjera ai shkruante: "Dielli dhe Hëna janë të banueshme. Nuk ka dyshim që Dielli është bërë për të ndriçuar banorët e tij, atyre në Tokë dhe gjithandej.
Tags
Kuriozitete