5 gabime financiare që mund t'ju bëjnë të varfër


 Shumë njerëz në mbarë botën e gjejnë veten duke luftuar me borxhet çdo ditë. Kriza ekonomike botërore ka nxjerë në pah se sa mjerueshëm i menaxhojnë financat e tyre njerëzit. 

Mësimet personale të gjithkujt të financave zakonisht mësohen përmes eksperiencës. Sidoqoftë, është e rëndësishme të kuptoni gabimin dhe të shmangni që të ndodhë sërish.
Në vijim po ju paraqesim 5 gabimet më të zakonshme që njerëzit bëjnë me financat e tyre. Duke i shmangur këto gabime, do ju rriten të ardhurat dhe do ndërtoni siguri financiare.

1. Kur shpenzoni më shumë se sa fitoni

Ky është guri i themelit i financave personale. Nuk ka rëndësi se sa fitoni, por nëse jetoni në limitet tuaja, mund të kurseni para në terma afatgjatë. Është matematikë e thjeshtë: të ardhurat < shpenzime = borxhe. Megjithëse duke blerë disa gjëra këtu e disa gjëra atje, në pamje të parë mund të duket sukur nuk ka ndikim, të terma afatgjatë mund të ndikojë shumë në të ardhurat. Ideajla do ishte që të investonit çdo herë një përqindje të caktuar të kursimeve apo të ardhurave.

2.Kur nuk ndërtoni një buxhet

Një ndër arsyet që fshihet pas të shpenzuarit pa kriter është mospasja e një buxheti. Një buxhet mujorë ju ndihmon të llogarisni se sa mund të shpenzoni gjatë muajit. Sapo ta keni ndërtuar buxhetin mujor, dhet të shpenzoni sipas tij.

3. Kur e injoroni nevojën për të kursyer kur të dilni në pencion

Shumë të rinj mendojnë se pencioni është shumë larg, mendojnë se për këtë gjë mund të mendojnë më vonë. Praktikisht njerëzit e kuptojnë koston e vërtetë të daljes në pencion, madje edhe sa dhe kur duhet të fillojnë të kursejnë.

4. Kur keni shumë borxhe

Që ta themi me fjalë të thjeshta, të pasurit borxhe thumbon. Shumë njerëz investojnë të gjitha kursimet, madje marrin edhe borxhe për të blerë shtëpinë e ëndërrave të tyre. Të jetoni ëndërrat tuaja është një gjë e mrekullueshme, por të rrezikoni situatën financiare tuajën gjatë proçesit nuk është një gjë e zgjuar. Madje, shtëpitë e mëdha kanë nevojë për shpenzime të panevojshme, si faturat e dritave, ujit, taksat, të mirëmbajtjes, etj.

5. Kur e shpenzoni të tërë pagën dhe prisni pagën tjetër

Shumë njerëz e shpenzojnë me padurim të tërë pagën dhe me zor presin pagën e radhës. Të ndikuar edhe nga propaganda e reklamave të pafunde, të jetuarit jetën e plotë është bërë motoja e shumë njerëzve. Dreka, kinema, pije, rroba, pajisje të ndryshme etj., të gjitha këto janë aspekte thelbësore të jetës. Por kjo qasje ju çon në pozitat "horror", nëse paga nuk ju jipet në kohë./Oculus News
Previous Post Next Post