Stresi prek të gjitha moshat. Mund të vëreni simptoma të stresit kur po disiplinoni fëmijën tuaj, gjatë punës, kur menaxhoni paratë apo kur jeni përballë një situate të vështirë. Stresi është gjithkund. Ndërsa pak stres nuk përbën problem - madje është dobiprurës -, stresi i shumtë mund të na sëmurë, mendërisht dhe fizikisht.
Hapi i parë për të kontrolluar stresin është të njohurit simptomat e stresit. Në fakt, të njohurit simptomat e stresit, mund të jetë më e vështirë se sa mund të mendohet. Shpesh nuk e dimë që jemi të stresuar, derisa nuk durojmë dot më dhe thyhemi.Çfarë është stresi
Stresi, është reagimi i trupit ndaj situatave të dëmshme - qofshin këto situata të vërteta ose të perceptuara. Kur ndihemi të kërcënuar, ndodh një reaksion kimik në trupin tonë, në një mënyrë që parandalon lëndimin. Ky reaksion njihet si "lufto, ose mbathja", ose reagimi ndaj stresit. Gjatë reagimit nga stresit, rrahjet e zemrës bëhen më të shpeshta, frymëmarrje përshpejtohet, muskujt tkurren dhe presioni i gjakut rritet. Jeni bërë gati për të reaguar. Në këtë mënyrë ju e mbroni veten.
Stresi do të thotë gjëra të ndryshme për njerëz të ndryshëm. Ajo se çfarë shkakton stres për një person, mund të përbëjë një shqetësim të thjeshtë për një person tjetër. Dhe, jo i gjithë stresi është i keq. Në doza të vogla, stresi ndihmon të kryejmë punët në përditshmëri dhe na parandalon që të lëndohemi. Për shembull, stresi bën që të shmangim një përplasje me makinë. Kjo është diçka e mirë.
Trupi ynë është i mësuar të përpallojë doza të vogla stresi. Por nuk mund të përballojmë pa pasoja stresin afatgjatë dhe atë kronik.
Cilat janë simptomat e stresit?
Stresi mund të ndikojë të gjitha aspektet e jetës, përfshirë emocionet, sjelljet, aftësitë e të menduarit dhe shëndetin mendorë. Asnjë pjesë e trupit nuk është imune. Por për shkak se njerëzit e suportojnë stresin në mënyra të ndryshme, edhe simptomat e stresit ndryshojnë nga një njeri në tjetrin.
Stresi mund të jetë i paqartë, mund të ngjasojë me pasojat e shkaktuara nga problemet e tjera që lidhen me ilaçet apo trupin. Ndaj është mirë ta diskutoni me ndonjë doktor që e keni mik, pasi në ditët e sotme doktorët e kanë humbur besueshmërinë për shkak të korrupsionit dhe klinikave private, kryesisht në Shqipëri.
Simptomat emocionale:
- Kur nevrikosemi shpejt, frustrimi dhe humori i rëndë
- Të ndjerit të dërrmuar, sikur po humbi kontrollin apo dëshirën për të marrë nën kontroll
- Të pasurit vështirësi për të pushuar dhe qetësuar mendjen
- Të ndjerit keq për veten (vlerësim i ulët), vetmi, padobishmëri dhe depresion
Simptomat fizike përfshijnë:
- Nivel të ulët të energjisë
- Dhimbje koke
- Shqetësime stomaku, përfshirë diarre, kapsllëk dhe pëzrierje
- Shtrëngim muskujsh, dhembje, vuajtje
- Dhimbje kraharori dhe rrahje të shpeshta. vazhdo për më tej>>>>>>>