Mund të duket e çuditshme, por disa njerëz zgjedhin me vetëdije të jetojnë nëntokë. Ndonjëjherë këta njerëz formojnë komunitete të tëra të përbëra nga disa mijëra persona, ndërsa të tjerë janë detyruar të jetojnë nëntokë.
Tribuja e "minjve" në KinëMbi një milion kinezë në Pekin, jetojnë në ndërtesa nëntokësore pa dritare të konceptuara për t'u mbrojtur nga sulmet ajrore. Këta njerëz që njihen si tribuja e minjve (shuzu), janë të rinjë ambiciozë që kanë braktisur fshatërat dhe qytetet e tyre për të jetuar në kryeqytetin e Kinës, Pekin.
Këto ndërtesa-bodrume u ndërtuan gjatë luftës së kufirit mes Kinës dhe Rusisë në vitin 1969 me urdhër të Mao Ce Dunit. Pas vdekjes së Maos, qeveria urdhërojë që këto bodrume të komercializohen. Kështu që nisën të merren me qera nga njerëzit.
Shumë të rinjë jetojnë nëntokë sepse nuk mund ta përballojnë ekonomikisht një apartament në sipërfaqe, pasi dhomat nëntokësore janë shumë më të lira se ato në sipëfaqe.
Tribuja e minjve vuan nga diskriminimi për shkak të jetesës së tyre nën tokë.
Jetimët e Bukureshtit
Kanalet e kryeqytetit të Rumanisë janë bërë shtëpi për qindramijëra njerëz. Shumica e tyre janë jetimë që u larguan për në kanale kur qeveria e Bukureshtit i mbylli jetimoret.
Jetojnë mes plehrash dhe lagështirës. Shumica e tyre nuk kanë shtretër dhe shtrihen mbi rrobat e tyre të kalbura. E kanë të vështirë të gjejnë për të ngrënë dhe shumicën e kohës gërmojnë nëpër plehëra.
Për shkak të varfërisë, shumica e këtij komuniteti janë abuzues me drogërat.
Këto kanale kontrollohen nga një burrë që quhet Brus Li, i cili patrullon me një tufë qensh. Konsiderohet si mbreti i kanaleve, sepse përcakton se kush mund të futet brenda. Jeton aty prej 24 vjetësh.
Brus Li |
Ndërkohë që policia përpiqet vazhdimisht t'i kontrollojë këto kanale, por pa sukses. Vazhdo më tej>>>>>>>>>