Njerëzit shpesh hamendësojnë se si ka mundësi që diktatorë si Enveri, Stalini apo Hitleri arritën të bëhen udhëheqës, apo se si udhëheqës të kultit si Xhimi Xhons arritën të ndikojnë tek një sërë njerëzish. Ne duam të besojmë se shumica e njerëzve janë të arsyeshëm dhe mendojnë në mënyrë logjike dhe kritike. Marifeti që u mundëson njerëzve të krijojnë kultin e individit, tani mund të përdoret nga thuajse gjithkush, kryesisht në kohën tonë moderne, dhe shumica e liderëve të përçmuar dhe të etur për gjak kanë përdorur në mënyrë të ndërgjegjshme apo të pandërgjegjshme, të paktën njërin nga marifetet që po paraqesim më poshtë.
1. Ekziston gjithmonë një rrezik më i madh, ku vetëm udhëheqësi mund të të mbrojëKur një lider që është thuajse si një kult individi nis të fitojë fuqi dhe influencë, media, madje shpesh edhe autoritetet qeveritare do mundohen seriozisht që ta ndalojnë. Në vendet me liri të fesë, qeveria thjeshtë mund të prodhojë një sërë informacionesh rreth zhvillimit dhe rritjes së kultit të individit. Kjo është pika ku kulti rrezikohet seriozisht, dhe këtu udhëheqësi duhet tu sigurojë pjesëmarrësve besnikë në mënyrë që të mos nisë braktisja, pasi duke ditur rreziqet, mund të mos funksjonojë më.
2. Udhëheqësi karizmatik përpiqet të bindë ndjekësit se ata janë pjesë e diçkaje të madhe
Në mënyrë që të fitojë më shumë ndjekës dhe të çimentojë ata që janë pjesë tashmë, liderët e kultit do përpiqen të bindin njerëzit e tyre se ata janë pjesë e diçkaje më të madhe, në disa rast madje edhe se dikaje më të madhe të llojit fetarë. Kjo do ta bënte më të lehtë për ata që të bënin gjëra që nuk do t'i bënin normalisht, duke u ndjerë njëjkohësisht si pjesë e kolektivit.
3. Njerëzit të cilët nuk janë besnikë, janë të vdekur, të listuar në listën e zezë dhe hequr qafe
Disa personalitete në internet do t'i bllokojnë armiqtë për të eliminuar influencën e tyre dhe do bllokonin çdo ndjekës të armiqve, por kur një lider kulti fiton fuqi, do ta çojë këtë gjë në një nivel të tmerrshëm. Kur Stalini fitojë fuqinë, rusët zbuluan kuptimin e vërtetë të papërfillshmërisë. Stalini kishte një zakon që, njerëzit që nuk i pëlqenin, i zhdukte përfundimisht qoftë edhe nga historia, dhe e bëri këtë me një justifikim në pabesueshëm. Çdo shok, mik i familjes, madje edhe pjesëtarë i familjes së tij që do e kundërshtonte mjaftueshëm, ose do përfundonte i pushkatuar, ose në ndonjë kamp pëqendrimi.
4. Nëse ata kanë fuqi, karizmatikët do bënin të pabërat për të shkatërruar pikëpamjet
Disa tipa të kultit të individit, sapo nisin të fitojnë fuqi, kuptojnë se kanë në dorë të bëjnë diçka për kriticizmin, duke përdorur aq sa fuqi të kenë për të bërë që të pushojë.