Horoskopi kinez për këtë vit - 2016

 Në 8 shkurt nisi viti i ri kinez, i cili zgjat deri në 27 janarë 2017. Horoskopi kinez përllogaritet mbi një cikël 12 vjeçar, ku çdo vit përfaqësohet nga një kafshë e ndryshme dhe karakteristikat e saj. Këto 12 kafshë janë: Miu, Demi, Tigri, Lepuri, Dragoi, Gjarpri, Kali, Dashi, Majmuni, Gjeli, Qeni dhe Derri. Çdo kafshë përcaktohet nga vitet e caktuara të horoskopit kinez, siç paraqiten në skicën e mëposhtme.

Viti 2016 është viti i majmunit të kuq, sipas horoskopit kinez.  I përkasin shenjës së Majmunit personat e lindur në vitet: 1920, 1932, 1944, 1956, 1968, 1980, 1992, 2004, 2016, 2028.

5 elementet që përbëjnë çdo kafshë janë: uji, ajri, zjarri, druri dhe metali. Horoskopi kinez kombinon teorinë e 5 elementëve, marrëdhënjet mes kafshëve dhe kuptimin e figurave të hekzagramit I-Ching. Ndërsa majmuni kombinon elementët e metalit dhe ujit.

Horoskopi kinez për këtë vit - 2016
2016 është një vit i mirë për suksesin financiarë, për shkak se metali lidhet me majmunin dhe uji lidhet me ndërmarrjen e rreziqeve dhe mençurisë. Për më tepër hidhini një sy nga afër horoskopit kinez dhe shenjës suaj për vitin 2016.

1. Miu
Inteligjent, sharmant, i mençur, shoqërorë, ambicioz, kërkon pushtet

Duket se viti 2016 do sjellë shumë suksese në marrëdhënje për minjtë. Nëse jeni beqarë, do keni mundësi të gjeni dashurinë, dhe nëse jeni të lidhur, kjo mund të çojë në diçka më serioze.

Çdo gjë për këtë vit duket pozivive për minjtë, por mos lejoni që argumentet dashakeqe t'jua pengojnë rrugën drejt suksesit.

2. Demi
Punëtorë, besnik, i ndershëm, kreativ, i vendosur, i durueshëm, kokëfortë, komunikimi lë për të dëshiruar

Demi ka një yll romantik këtë vit, kështu që kini mendjen në interesat e dashurisë.

Viti i kaluar mund të mos ketë qenë i mirë për ju, por mos u shqetësoni - vazhdoni të çliroheni nga energjitë negative dhe të punoni me veten. Ky vit duket shumë më i mirë për ju, gjërat do shkojnë më mirë si në karrierë ashtu edhe në dashuri. Bëjini ëndërrat tuaja realitet! Thjeshtë kini besim dhe besoni që do t'i ndreqni shumë shpejt gabimet.

3. Tigri
Miqësorë, sharmant, entuziast, ambicioz, me besim në vetvete dhe mburracak

Këtë vit tigrat do ta kenë të lehtë të joshin. Por tigri dhe majmuni janë armiq, kësthu që bëni kujdes me konfliktet këtë vit.

Mundohuni të mos e shfaqni së tepërmi natyrën tuaj impulsive këtë vit. Ky është një vit që të bëni mbrapa e të rimendoni për vendimet tuaja. Vendosmëria dhe vullneti juaj do bëjë që t'i merrni me qetësi vendime e mëdha, dhe ta shihni çdo qëllim deri në fund.

3. Lepuri
Zemërmirë, miqësorë, të ndjeshëm, të sinqertë, inteligjen, kokëfortë, të matur

Lepujt beqarë do të takojnë një sërë njerëzish të rinj këtë vit. Të lidhurit do shohin se si lulëzon marrëdhënja tyre.

Lepujt do kenë fatim më të mirë se çdo kafshë këtë vit, bollëk financiarë dhe mundësi të shumta biznesi.

4. Dragoni
I suksesshëm, shpirtërorë, kurajoz, inovator, artist, i fuqishëm, me besim të tepruar në vetvete

Dragonj, na vjen keq ta themi, por ky vit nuk duket i mirë për ju në lidhje me dashurinë. Por sidoqoftë, në fund fitorja do triumfojë duke ju sjellë fat dhe të ardhura. Mençuria e majmunit do ndikojë pozitivisht tek dragojt. Mbajeni kokën lart kur të jeni në vështirësi, pasi do kalojnë shpejt.

5. Gjarpëri
I mençur, simpatik, i organizuar, elegant, joshës, mendjemadh, i veçantë, përtac

Ata që janë në një marrëdhënje të gjatë, mund ta gjejnë veten duke iu përgjigjur një propozimi martesorë, dhe gjarpërinjtë beqarë nuk duhet ta lejojnë natyrën e tyre të vështirë për të përzgjedhur, që të shkaktojë një zjarr të ri.

Gjarpërinjtë do shijojnë fat të madh këtë vit, por duhet të bëjnë kujdes me paratë.

6. Kali
Të zgjuar, energjik, të fortë, populorë, ambiciozë, arrogant, me besim të tepruar në vetvete

Duket se kuajt nuk do shkëlqejnë në dashuri këtë vit, marrëdhënjet ose do ftohen shumë shpejt ose do hasin në pengesa të pakapërcyeshme. Por kariera juaj duket mrekullueshëm këtë vit, pasi do keni yllin e fatit që do ju udhëheqë në rrugën e duhur.

Vazhdoni të ndërmerrni rreziqe edhe këtë vit, kujdesuni për shëndetin dhe nivelin e energjive tuaja. Këtë vit mund të ndodhin ndryshime të mëdha në jetën tuaj, kështu që vazhdoni duke punuar që të qëndroni të angazhuar dhe të fokusuar.

7. Dashi
Diplomat, i qetë, intuitiv, i ndjeshëm, i vendosur, pesimist, i mëshirshëm

Aspekti dashurisë duket premtues këtë vit për ju, derisa nuk lejoni mjaftueshëm që natyra juaj sensitive t'ju kontrollojë. Deshtë beqarë do ta kenë të lehtë të joshin, dhe ata në marrëdhënje mund të vazhdojnë me martesën.

Ylli që shkëlqen për deshtë mund të sjellë bollëk, po vetëm financiarë, por edhe në aspektin romantik, të shëndetit dhe karierës. Këtë vit ndiqni angazjimet kreative artistike që mund t'i keni lënë mënjanë. Gjithashtu kujdesuni për veten dhe ndërprisni çdo sjellje që i bën dëm shëndetit tuaj. Po ashtu, kushtojini vëmendje edhe buxhetit, mos shpenzoni më shumë se sa nevojat tuaja reale.

8. Majmuni
I mençur, inteligjent, i shndritshëm, karizmatik, i qetë, i gjallë, egoist, arrogant

Majmunë, ky është viti juaj, mbi të gjitha do të konsumoheni nga qëllimet e karrierës dhe nuk do keni shumë kohë për intersa dashurie. Megjithatë, sigurohuni që të gjeni kohë për të dashurit, dhe të jeni të durueshëm kur bëhet fjalë për romancë. Dashuria mund të ndodhë, por mos e detyroni.

Majmunë, mund të shihni pasuri të papritur, por duhet të kujdeseni të mos bëheni shumë të fiksuar pas parave dhe pushtetit. Yje të pafat janë në radar, për fat të keq, kështu që shihni për diçka të dyshimtë.

Sa herë që diçka shkon keq gjatë këtij viti, mos harroni të mbani një buzëqeshje në fytyrën tuaj dhe t'i trajtoni të tjerët me sinqeritet dhe mirësi. Bëjnë këtë, dhe pengesat që do hasni shumë shpejt do zhduken.

10. Pula
Zemërmirë, fleksibël, duke punuar shumë, i pavarur, i ndershëm, i shkëlqyer, bindës

Pula, ky vit duket mjaft pozitive për romancë. Spontaliteti mund të kthehet shumë shpejt në diçka serioze. Do shihni fat dhe pasuri në shumë fusha të jetës, përfshirë dashuri, arsimin, udhëtimet dhe vetë-zhvillimin. Jeni ëndërrimtarë të natyrshëm, kështu që këtë vit mund të shihni ëndërrat të bëhen realitet në qoftë se qëndroni të fokusuar në vizionet më realiste që ju keni.

11. Qeni
Miqësorë, besnik, i ndershëm, kurajoz, i adaptueshëm, kritik

Ky do jetë një vit i vështirë për romancë për qentë, pasi ata do lejojnë pasigurinë që të bllokojë rrugën e dashurisë. Qentë beqarë do ketë një vit plot qëllime në karrierë, kështu që janë të qartë nga çorientimet e ramancës. Çiftet mund të hasin probleme për shkak të keqkuptimeve apo egoizmit. Sigurohuni të dëgjoni nevojat e partnerit mos u përpiqni t'i merrni gjërat shumë seriozisht.

Mos lejoni që frika të kontrollojë jetën tuaj këtë vit, pasi do të ju mbajë prapa kur vjen puna te biznesi dhe financat. Për sa kohë që jeni pozitiv, mund të përballoni çdo gjë që ju del përpara.

12. Derri
I lumtur, i ndershëm, besues, i sinqertë, optimist, i shoqërueshëm, joreal, materialist

Edhe pse derrat mund të shohin romancën e tyre të lulëzojë, duket se marrëdhëniet do zgjasin pak. Marrëdhënie afat-gjata mund të kenë vështirësi të mëdha, kështu që qëndroni të qetë këtë vit nëse hasni në ndonjë pengesë. Derrat kanë një pamje e jashtme të fortë, por një nga brenda janë të dashur, zemërbutë e të ndjeshëm. Mos harroni të lejoni hapësirë për partnerin, dhe mos u bëni shumë posesiv/

Pasuria dhe suksesi personal do vijë lehtë tek ju këtë vit, duke qenë se keni në anën tuaj yllin e shndritshëm.

2016-ta do sjellë mundësi të mëdha për ju që të ndiqni ëndërrat e të filloni proekte të reja. Majmunët përfaqësojnë kreativitetin dhe shpirtin e lirë, të pavarur dhe sipërmarrës, kështu që asnjë ëndërr apo synim nuk është i vështirë për t'u arritur. Do vëreni shumë bollëk në jetën tuaj këtë vit, kështu që sigurohuni të pranoni çfarë t'ju dalë përpara.
Previous Post Next Post