Nga VALBONA SHKODRA MARDODAJ |
Ka më tepër se një javë që disa media të shkruara, nuk rreshtin së publikuari artikuj paçavure, duke baltosur figurën e eruditit të madh Mit’hat Abdyl Frashëri, dhe duke e quajtur horr, kolaboracionist, apo tradhëtarin më të madh që ka patur ndonjëherë Shqipëria. E sigurtë që kjo baltosje nuk është vetëm për Mit’hatin, por për të gjithë patriotët dhe iluministët e familjes Frashëri, duke filluar nga Abdyli (i ati i Mit’hatit), Samiu, Naimi, Mehmeti (vëllai më i vogël dhe më pak i njohur i Frashëllinjve). Një fenomen i tillë i baltosjes së figurave të shquara kombëtare shqipëtare, vihet re edhe në figura të tjera kombëtare si Gjergj Kastrioti, Nënë Tereza e të tjerë. I referohemi specifikisht deklarateve akuzatore ndaj Mit’hat Frashërit nga ana e zotit Spartak Braho, publikuar në Gazetën Sot, fq 1 – 3, më datë 26 dhjetor 2022. Spartak Braho, siç duket nuk ka lexuar asnjë rresht për veprimtarinë e tyre patriotike dhe fatin e trashëgimtarëve të familjes Frashëri. Personi në fjalë S.B, bën pjësë si një vegël qorre në korin e “orkestrës anti-shqiptare” për zbatimin e misioneve dhe tezave të vjetra dhe ende mjaft aktuale të denigrimit të figurave patriotike shqiptare.
Kjo familje fisnike investoi gjithçka në shërbim të atdheut, pasurinë materiale, intelektuale dhe morale. Për veprimarinë e tyre patriotike janë burgosur dhe përndjekur nga administrata Otomane. A e dinë këta mjeranë që pa kontributin e këtyre figurave dhe familjeve të mëdha, nuk do të kishin as alfabetin e sotëm të gjuhës shqipe, i cili e ka mundësuar edhe personin në fjalë S.B që të shprehet. Ky agresivitet mediatik i paparë, tregon qartë që manipulimi dhe shtrembërimi 77 vjeçar i historisë shqiptare nuk funksionon më. Tradhëtia tashmë ka shkarë prej duarve të tyre të pista, dhe pikërisht ky është segmenti më anti shqiptar që interesohet për një Shqipëri sa më të vogël fizikisht dhe të varfër ekonomikisht.
Për mendimin tim, këtij krimineli të kombit, po i lë një këshillë; T’i lërë historianët të qetë që të studjojnë dhe të shprehen për veprimtarinë e Mit’hat Frashërit, pasi ka plot shkëncëtarë të zotë dhe me ndershmëri të lartë intelektuale. Le të flasin dokumentet dhe jo spiunazhi.
Djalit të Mehmet Frashërit (nipi i Murat dhe Refik Toptanit) i’u grabitën pronat, i’u rrënua shtëpia e gjithçka kishte, por kjo nuk qe e mjaftueshme për regjimin e kohës, dhe si rrjedhojë, në fund provoi edhe prangat nga sigurimi i shtetit.