|
Gazmend Premte në ballinën e pikturës së tij, 2021. © Johann Traunwieser |
Piktori i njohur shqiptar
Gazmend Freitag na sjellë pikturën erotike. Lakuriqësia hyri në botën e artit që në shekuli i XV-të, por është artisti Gazmend Freitag, i cili me përkushtimin artistik, në shekullin e XXI na i kujton veprat madhore të artit botëror, e gjithsesi edhe gjeniun Michelangelo, shkruan MekuliPress.com
Piktura erotike e z. Freitag është sikurse ajo poezia e këndshme që të bënë të merr me vete në botën e saj. Pikturat e tij janë në stilin modern dhe karakterizohen nga një akademikizëm cilësorë dhe një butësi fragjile. Ngjyrat janë plot përshkrim dhe flasin shumë për gëzimin, lumturinë, kënaqësinë, harmoninë dhe për ndjenjat e njeriut në përgjithësi, vlerëson MekuliPress.
Prodhimet artistike të artistit shqiptar nga Kosova, që jeton dhe vepron në Austri, janë të pranueshme jo vetëm për artëdashësit e për publikun austriak, gjerman, francezë, norvegjez por edhe për atë shqiptar. Piktori me famë ndërkombëtare, nderon hapsirën tonë publike me pikturat erotike, sepse artisti vlerëson se erotika, si natyrorja e njeriut, mirëkuptohet, pranohet dhe është vlerë kulturore edhe për botën shqiptare, dhe se bota shqiptare di të konsumoj, dhe ka aftësi të kuptoj se erotika mund, dhe duhet, të ndahet nga pornografia.
Piktura erotike e artistit shqiptar fsheh mjeshtërisht, dhe me plot respekt, aktin seksual përmes artit. Në të gjitha pikturat trupi i zhveshur shpërfaqet si një objekt estetik i humanes. Piktura erotike e tij ka harmoni, drejtëpeshim, ku lakuriqësinë e trajton me respekt dhe si dicka të shnejtë për individin.