Deputeti kristiandemokrat në Parlamentin Gjerman, Gunther Krichbaum |
Deputeti i partisë kristiandemokrate të Parlamentit Gjerman, Gunther Krichbaum, tha se Partia Demokratike ka marrë mesazhe të qarta nga amerikanët dhe duhet “t’i dëgjojë”.
Folësi i grupit parlamentar CDU/CSU për çështjet e Bashkimit Evropian u shpreh se partia duhet të marrë vendime të mençura duke marrë parasysh efektet në planin ndërkombëtar, siç raporton Euronews Albania.
“Partia lipset të marrë një vendim të mençur dhe të marrë parasysh efektin në planin ndërkombëtar, nëse në të vërtetë ndjek pretendimin se jo vetëm dëshiron të bashkëpunojë në nivel ndërkombëtar, por edhe të marrë në dorë drejtimin e vendit. Ky është qëllimi legjitim i një partie në demokraci: që të vijë në pushtet e të formojë qeverinë. Unë mendoj se amerikanët kanë gjetur fjalë të qarta dhe mendoj se partia bën mirë që fjalë të tilla të mos i lërë pa i dëgjuar,” – tha Krichbaum, ndërsa shtoi se i vjen keq për zhvillimet e fundit në PD.