Zija Shkodra, Bukuresht, 1960, për studime shkencore |
Nga e majta: Rexhep Shala, Sulejman Shkodra, Zef Seregji, tre oficerët e udhëheqjes të operacionit në luftën e Koplikut, viti 1920. Burimi: Kel Marubi |
Nga pas fotos lart. |
Varri i Sulejman Shkodrës në Shkodër, tek Varrezat e Vjetra |
Zija Shkodra 4 vjeç me nënën dhe motrën, Shkodër, 1929, "Marubi" |
Në moshën 17 vjeçare (viti 1942) i bashkohet familjarisht lëvizjes Nacional – Çlirimtare. Shtëpia e tij u kthye në një nga bazat më të rëndësishme të rezistencës, dhe për këtë kontribut, po kjo shtëpi do të nderohet mbas luftës me një pllakë përkujtimore, e cila ruhet ende sot.
Studimet universitare i nisi në Zagreb të Kroacisë (1945), duke i ndërperë për shkak të prishjës së marrëdhënieve diplomatike me Jugasllavinë e Titos (1948), për ti vazhduar në Bukuresht (1948 – 1951), ku diplomohet me rezulate të shkëlqyera në dy degë, në Ekonomi Tregtare dhe në Ekonomi Politike.
Vesime Toptani Frashëri (ulur në qendër), e bija e patriotit Seid Seremedin me fëmijët Irfane Frashëri (Jegeni) dhe Hysref Frashëri |
Nga e majta: Zija Shkodra, Thoma Grazhda, Perikli Kasneci; Bukuresht, 1951 |
Zija Shkodra me familjen, gruan dhe 3 fëmijët, Tiranë, 1961 |
Profesor Zija Shkodra ka një veprimtari të dendur në rrafshin studimor-shkencor. Nga pena e këtij studiuesi kanë dalë mbi 175 artikuj dhe disa monografi me vlera të rëndësishme shkencore, që zënë me mijera faqe të botuara në revista të rendësishme shkencore, kryesisht në vend por edhe jashte shtetit.
Prof Zija Shkodra është zbulues i origjinalit “Statutit të Tabakëve” (për regjësit e lëkurës) që konsiderohet si dokumenti më i vjetër i këtij lloji në Perandorinë Osmane.
Ai zbuloi rreth 6000 dokumente në familjen e patriotit Ibrahim Temo, në Konstancë të Rumanisë. Në këto dokumente pasqyrohen ngjarjet dhe lëvizjet më të shënuara gjatë periudhës së regjimit autokratik të sulltan Hamitit. Këto dokumenta kanë ngjallur interes të madh tek historianët turq dhe ata rumun.
Po kështu është zbuluesi i “Statutit të Kolonisë Shqiptare Konfraternita” në Venedik (viti 1442) bashkë me ditarin prej 130 faqesh, të mbledhjeve të mbajtura nga krerët e kësaj kolonie përgjatë dy shekujve në vazhdimësi.
Një zbulim tjetër i tij është Ditari i shkodranit mërgimtar me emër M. Sirriu, ku pasqyrohen ngjarjet më të rëndësishmë të këtij qyteti (Venedikut).
Në vitin 1962 është autor i një tjetër zbulimi i “Almanakut Shkodra” shkruar në gjuhën osmanishte ku pasqyrohen ngjarjet që tronditën jetën qytetare të Shkodrës gjatë vitit 1857.
Ka zbuluar dhe zhvilluar disa dokumente osmane, ku flitet për themelimin e qytezës së hershme të Tiranës, 204 vjet përpara ndërtimit të xhamisë së Sulejman Pashë Bargjinit (viti 1614).
Profesor Zija Shkodra është bashkëautor i tekstit kolektiv të vëllimit të parë “Historia e Shqipërisë” botuar në vitin 1959 (prej 1250 faqesh).
Veprat kryesore.
Në korpusin e botimeve të shumta të profesor Zija Shkodrës një vend të rëndësishëm zënë:
. Studimi origjinal i shthurjes së rendit feudal dhe i lindjes së elementëve të parë të marrëdhenieve kapitaliste në Shqipëri gjatë shekullit XIX e në vazhdim.
. Monografia me titull “Shqipëria në Kohën e Tanzimatit”
.“Esnafet Shqiptare” e cila më vonë u pasua me monografinë “Esnafet në kuadrin e jetës qytetare ballkanike”.
Kopertina e librit "Esnafet Shqiptare", shkruar nga Zija Shkodra, 1973 |
Gjithashtu mban firmën e këtij kollosi edhe vepra “Qyteti Shqiptar gjatë Rilindjes Kombëtare”, ku vetë autori ka përkthyer dhe botuar në gjuhën frënge një përmbledhje prëj 200 faqesh. Në këtë studim të bazuar mbi burimet përshkrimore dhe hartografike turke, austro-gjermane dhe italiane, historiani ka argumentuar se sipërfaqja e trojeve etnike shqiptare para copëtimit në Konferencën e Londrës, ishte rreth 80.000 km2.
Profesor Shkodra ka marrë pjesë aktive me kumtesa personale në disa seminare e konferenca ndërkombëtare në vende të ndryshme, si: Sofje (Bullgari), Beograd (ish-Jugosllavia), Strugë, Tiranë, Bukuresht, Itali, Jordani.
Zija Shkodra, Gusht 1995, Strugë |
“Me veprën e Zija Shkodrës hapet një fushë e re për studime historike, në hstoriografinë osmane në përgjithësi dhe atë shqiptare në veçanti”,... duke shtuar : - “Kjo vepër tejkalon atë të Hamdia Koviq mbi esnafet e Bosnje-Hercegovinës, e cila konsiderohej deri në atë kohë si kryevepra mbi esnafet turko – osmane”. Skënder Rizaj, Prishtinë.
Mafraq, Jordani; Seminari i 5 Ndërkombëtarë mbi artin dhe arkitekturën Islamike në Azi dhe Europën Qëndrore, Prill, 1996 |
Po kështu vlerësime shumë positive për studimet dhe konkluzionet shkencore rreth temës së lartpërmëndur, kanë ardhur nga historianët e shquar rumun Harallamb Mihaesku, G. Maksutav etj.
Zija Shkodra me gruan Nahide Shkodra (Frashëri), Stamboll, 1989 |
Profesor doktor N. Tudorov, Bullgari shprehet: - Vepra e Zija Shkodrës “Esnafet Shqiptare” përbën një kontribut të sigurtë si për historiografine shqiptarë ashtu edhe atë ballkanike.
Meriton të përmendim edhe parathënien e studjuesit anglez Noel Malcolm në librin “Kosova, një Histori e Shkurtër” ku shkruan: Madje edhe në Shqipërinë komuniste, me gjithë trysninë e ushtruar mbi jetën e intelektualëve, Zija Shkodra me studimin mbi “Esnafet në Perandorinë Otomane”, ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në historinë ekonomike të Shqipërisë gjatë shekujve XVII - XVIII (Londër, 1988.
Titujt dhe Onorefiçencat.
Profesor Zija Shkodra është dekoruar me urdhërin “Naim Frashëri” të klasit të parë, (1989), me Çmimin e Republikës së klasit të dytë (1989) dhe në vitin 1995 i jepet titulli “Punonjës i shquar i shkencës dhe i teknikës”.
Zija Shkodra me një mikun e tij historian arbëresh, në "Piana degli Albanesi" - Java e Kulturës Arbëreshe, 1979 |
Në vitin 2012 Zija Shkodrës i akordohet titulli “Qytetar Nderi pas vdekjes i qytetit të Shkodrës”.
Si pjesëtar i lëvizjes anti – fashiste, gëzonte edhe statusin e vetranit të LANÇ (Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare).
Ndërron jetë më 29 gusht të vitit 2002, duke lënë pas një boshllëk të pazëvëndësueshëm në familjen e tij dhe në Shkencën Shqiptare. Ky kollos do t’i mungoi shumë historiografisë shqiptare dhe asaj ndërkombëtare.