Trupi e përdor vitaminë B12 për të prodhuar qelizat e kuqe të gjakut dhe për të mbajtur sistemin nervor të shëndetshëm.
Pamjaftueshmëria e vitaminës B12 rrit qelizat e gjakut të prodhuara duke i bërë shumë të mëdha kështu që nuk mund të lëvizin në gjak, duke shkaktuar lështu lëkurë të zbehtë.
Rreth një e katërta e njerëzve mund të kenë mangësi të vitaminës B12.
Të tjera, shenja më të zakonshme të mungesës së vitaminës B12 përfshijnë ndjenjën e lodhjes, duke përjetuar dobësi të muskujve.
Njerëzit që përjetojnë çrregullime në humor, si depresioni, mung të kenë mungesë të vitaminës B12.
Njerëzit që mund të kenë vështirësi në marrjen e mjaftueshme të vitaminës B12 përfshijnë vegjetarianët, njerëz të moshuar dhe ata me disa çrregullime të tretjes.
Disa medikamente, të tilla si ato për trajtimin e ulçerave dhe acidit të stomakut të tepërt, gjithashtu lidhen me mungesën e vitaminës B12.
Një studim i 25956 pacientëve të diagnostikuar me mangësi të vitaminës B12, gjeti se kjo gjendje ishte e lidhur me marrjen e ilaçeve anti-acid.
Autorët e studimit shkruajnë:
"Mungesa e vitaminës B12 është relativisht e zakonshme, sidomos tek të rriturit; por ka komplikime të mundshme serioze nëse nuk diagnostikohet.
E pa patrajtuar, vitamina B12 mund të çojë në 'dementia' (çmenduri), dëmtime neurologjike, anemi dhe komplikime të tjera, të cilat mund të jenë të pakthyeshme."
Mangësia e vitaminës B12 është e lehtë për t'u korrigjuar me shtesa ose me ndryshime dietike.
Nivelet e vitaminës B12 mund të rriten nëpërmjet suplementeve në formën e hapave ose duke ngrënë ushqime të tilla si qumështi, mëlçia, salmoni dhe vezët.
Burime të tjera të mira të vitaminës B12 përfshijnë shpendët dhe qumështin me pak yndyrë.
Drithërat e plota të mëngjesit gjithashtu përmbajnë vitaminë B12.
Tags
shendet