Për perjudhën 2009-2015, studiuesit në SHBA konstatuan 5,760 epidemi që shkaktuan 100,939 të sëmurë, 5,6700 shtrime në spital dhe 145 të vdekur, ku u përfshinë të gjitha shtetet (një epidemi, në rastin tonë përkufizohet si dy ose më shumë shkaqe të një sëmundjeje të vetme, që ndodh kur njerëzit konsumojnë të njëjtin ushqim. Por këtu nuk përfshihen rastet, kur për shembul lini ushqimin jashtë për shumë kohë, dhe pastaj e konsumoni.
Ushqimet që u përfshinë më së shumti në epidemi janë:-Peshku (17% të epidemive)
-Produktet e baxhos (11%)
-Pula (10%)
Por disa ushqime ishin më të prirura që të shkaktonin sëmundje të lidhura me epidemitë. Këto ushqime janë:
-Pula (12%të epidemive)
-Mishi derrit (10%)
-Perimet (10% )
Disa sëmundje të shkaktuara prej ushqimit janë më shqetësuese se të tjerat. Por sëmundjet më të zakonshme nuk janë serioze.
Studiuesit gjetën se virusi i tipit "norovirus" u përfshi në 38% të rasteve, salmonela në 30% të rasteve, dhe Ecoli në 6%. Ndërsa shkaqet e tjera përfshijnë 5% të rasteve (duke përfshirë kampylobakterin, clostridium perfringens, toksin scombroid, ciguatoxin, stafilokokun aureus, vibrio parahaemolyticus dhe listeria monocytogenes.
Siç theksuan, norovirusi është sëmundje ngjitëse që ndikon traktin gastrointestinal dhe është e prirur të shkaktojë helmim klasik të ushqimit duke shkaktuar vjedhje, diarre, dhimbje barku etj. Të rriturit e shëndetshëm mund të shërohen nga ky infeksion pa trajtime mjekësore - duhet vetëm që të qëndrojnë të hidratuar dhe të qetësohen cilësisht. Por për ata që kanë probleme të tjera me shëndetin, ky infeksion mund të jetë serioz, si tek personat me SIDA apo ato që trajtohen me kimioterapi.
Gjithsesi nuk duhet të na zërë paniku në lidhje me këtë raport, por duhet të kemi parasyshë disa gjëra.
61 përqind e këtyre sëmundjeve janë shkaktuar nga restorantet.
12 %, vetëm në shtëpi.
Tek restorantet, një përqindje të mirë e zinin "fast-food", byrektoret, picat, dhe kryesisht nëpër shkolla, duke përfshirë festat e kryera nga nxënësit./Oculus News