Duket e pabesueshme, por një çift që endej në alpet zvicerane, është gjetur pas 75 vjetësh.
|
Ora e xhepit e Marcelin Dumoulin |
Në 15 gusht të vitit 1942, këpucari Marcelin Dumoulin dhe gruaja e tij Francine, mësuese, udhëtuan drejt akullnajës në malin "Tsafleuron" për të ushqyer bagëtitë. Sot kjo akullnajë është reduktuar në një lartësi prej 2615 metra mbi nivelin e detit dhe terreni i saj është njëjtë i ashpër dhe i ftohtë. Ishte ky mal i ngrirë që mori jetët e tyre, të cilët lanë pas 7 fëmijë.
|
Shishe e Luftës së Dytë Botërore |
Një punëtorë i "Diablerets Resort" gjeti trupat e Marccelinit dhe Francine në një fushë malore për ski. Të përqafuar, pajisjet dhe lëkura e tyre ishte ruajtur mirë nga i ftohti. Policët e kishin të lehtë të identifikonin me përafërsi kohën kur kishin vdekur, falë rrobave të tyre të kohës së luftës së Dytë Botërore, por sërish u deshën provat e ADN-së për të provuar se janë prindërit e Marceline Udry-Dumoulin dhe gjashtë vëllezërve dhe motrave të saj.
|
Ceremonia mortore e çiftit pas 75 vjetësh |
Pas 75-vitesh në kërkim të prindërve të tyre, dhe dy javë pritje ankthi për rezultatet e ADN-së, fëmijët e mbetur të çiftit ia arritën më në fund që të organiojnë një funeral për prindërit e tyre. Në ceremoninë mortore ishin të pranishëm gjithashtu nipërit dhe mbesat e tyre./Oculus News