Një grua nga Feniksi, SHBA, po përballet me një lum akuzash pasi i kishte dërguar më shumë se 65,000 mesazhe një burri pas takimit të parë verën e shkuar, ku shumë nga mesazhet përmbanin kërcënime të shëmtuara.
Policia arrestojë Jacqueline Ades në 8 maj, e akuzuar për kërcënime, shantaze dhe mosparaqitje në gjykatë, sipas Uashington Post.
Ades i mohojë akuzat gjatë një interviste në burg për CBS"U ndjeva sikur takova shpirtin tim binjak dhe mendova se do bënim siç bëjnë të gjithë të tjerët, dhe çdo gjë do shkonte për mrekulli," thotë Ades, duke theksuar se e kishte njohur këtë mashkull në një rrjet social të dedikuar në lidhjet dashurore.
Ajo thotë se i ka dërguar shumë mesazhe burrit sepse "e dashuroja në mënyrë vetëmohuese..."
Sipas policisë, shumë nga mesazhet përfshijnë kërcënime të tipit "Do të të vras...por nuk dua të bëhem vrasëse!" apo "Mos u mundo të më lësh..."
Policia thotë se Ades i ka dërguar këtij burri rreth 500 mesazhe për çdo ditë, që nga dita e parë, por përpjekjet e saj për t'u lidhur me të u bënë më ekstreme muajin e fundit.
Megjithëse ajo e pranon faktin se i ka dërguar këtij burri më shumë se 65 000 mesazhe, ajo thotë se do t'i dërgonte edhe më shumë.
"Dashuria është në vetvete diçka e ekzagjeruar." thotë ajo për CBS./Oculus News
Tags
E çuditshme