Njerëzit kanë pëlqimet dhe moslpëlqimet e veta për ushqime të caktuara, por kur kjo lidhet me shëndetin, duhet të bëjmë kujdes dhe të kemi disa gjëra të rëndësishme parasyshë.
Zakonisht kur njerëzit binden që një lloj ushqimi i caktuar është i dobishëm për shëndetin, janë të prirur ta konsumojnë tej mase, por shpesh kjo kryen efektin "bumerang" duke ndikuar negativisht në organizëm, madje shpesh duke shkaktuar dëme serioze në shëndet.
Brokoli
Brokoli është një nga perimet më të shëndetshme pasi shmang sëmundet e zemrës, por bëni kujdes!
Sidoqoftë, nëse e konsumini në sasira të mëdha mund të lëndojë tiroiden.
Brokoli ka disa përbërës që vështirësojnë aftësinë e trupit për të përthithur jod.
Ata që kanë pasur probleme me tiroiden s'duhet të konsumojnë shumë brokoli.
Nëse nuk e teproni, brokoli është aleati sublim kundër sëmundjeve.
Uji Me Limon
Dobitë e konsumit të ujit me limon kryesisht në mëngjes janë të shumta.
Uji me limon e hidraton dhe e ushqen trupin me vitaminë C dhe antioksidantë.
Por nëse pini shumë, acidi i limonit dëmton dhëmbët dhe përshmejton prishjen e tyre.
Nëse ju pëlqen jashtëzakonisht uji me limon, mundohuni ta pini me pipëz që të eliminoni kontaktin me dhëmbët.
Çaji Jeshil
Çaji jeshil është i pasur me antioksidantë të dobishëm kundër inflamacionit dhe sëmundjeve të zemrës.
Gjithsesi, disa substanca të këtij çaji ndërhyjnë në përthithjen e hekurit nga burimet bimore.
Prandaj nëse keni pamjaftueshmëri hekurit, mos pini çaj jeshil gjatë vakteve.
Vera e Kuqe
Vera e kuqe është e shëndetshme për sa kohë konsumohet në sasi të limituar.
Kemi parasyshë këtu të konsumohet një gotë në ditë për femrat dhe dy gota në ditë për meshkujt.
Agrumet dhe Qitro
Agrumet janë të shëndetshme, por disa prej tyre ndërhyjnë në efikasitetin e ilaçeve duke vështirësuar përthithjen e tyre në gjak.
Vështirësia paraqitet edhe 72 orë pas konsumit të agrumeve, ndaj tregoni kujdes.
Ushqimet e Pasura Me Fibër
Fibra është shumë e rëndësishme, por nëse konsumoni shumë ushqime me fibër brenda një vakti, atëherë përgatituni për gazra dhe fryrje.
Ushqimet me fibër duhen ngrënë ngadalë dhe nga pak gjatë ditës deri sa stomaku të mësohet me to.
Loading...
Lakrat janë të pasura me antioksidantë, vitamina dhe minerale.
Problemi qëndron tek vitamina K e cila mpiks gjakun dhe ndërhyn me ilaçet që kanë si qëllim të hollojnë atë. Ndaj bëni shumë kujdes.
Lëngjet e Frutave
Lëngjet e frutave përmbajnë shumë sheqer dhe aspak fibër dhe përmbajnë shumë konservantë të dëmshëm për shëndetin.
Mos konsumoni lëngje por hani fruta të plota nëse dëshironi të ushqeheni shëndetshëm.
Uji
Uji është i rëndësishëm për t’u hidratuar, por nganjëherë pijmë shumë duke u dehidratuar më shumë, dhe kjo bën që një sërë mineralesh të rëndësishme të largohen nga trupi në sasi të mëdha përmes urinës apo djersitjes.
Nga ana tjetër, nëse pini shumë ujë për një periudhë të shkurtër mund të prishni ekuilibrat e elektroliteve dhe të ulni nivelin e sodiumit në organizëm./Oculus News