The La Times raporton se spitali John Hopkins në Baltimore, SHBA, do të dëmshpërblejë me 190 milion dollarë disa gra, të cilave u janë regjistruar vizualisht organet gjenitale nga një gjinekolog në këtë qytet.
Në shkurt të vitit 2013, kolegët e Dr. Nikita's alarmuan spitalin për një mjet të çuditshëm që ky i fundit varte në qafë gjatë punës së përditshme me vajzat dhe gratë.Dyshimet e tyre rezultuan të vërteta kur rojet e sigurisë inspektuan zyrën e doktorit dhe gjetën kamera që gjinekologu përdorte kur vizitonte gratë.
Më pak se dy javë pasi policia e Baltimore nisi hetimin e çështjes, doktori vrau veten.
Ditën e hënë, pacientët dhe përfaqësuesit ligjorë të spitalit Johns Hopkins u dakordësuan që pacientët të përftonin një shumë prej 190 milion dollarësh për të mbyllur çështjen./Oculus News