Një stjuardesë e quajtur Beti, mendon se nuk duhet të konsumojmë kurrë kafe në aeroplanë.
Përse? Sipas stjuardesës së "American Airlines", uji i përdorur në kafe është i njëjtë me ujin që përdoret për të larë nevojtoret e avionëve, siç raporton anglezja "Mirror".
Stjuardesa, e cila për arsye objektive dëshiron të mbetet anonim, tha për "Vice" se: "Mos pini kurrë kafe në aeroplan."Është i njëjti ujë që rrjedh në sistemin e tualeteve.
"Bëmë një test kohët e fundit për E. coli të ujit, që përdorim në avion, dhe uji i avionit tonë nuk e kaloi testin."
"Kështu që shmangni kafen apo çajin në avion. Një pije me shishe të mbyllur do ishte shumë mirë."
Ghithsesi, pavarësisht se Beti bën një panoramë të qartë mbi atë se çfarë ndodh në aeroplanë, uji i avionëve duhet të kalojë disa teste dhe teknikisht është i pijshëm, por pasur parasyshë standardet perëndimore dhe nivelin hierarkik të standardeve, logjikisht është e këshillueshme që të mendoheni përpara se të konsumoni kafe në avionë.
Kompania "easyJet" tha për "Mail" se uji që mbahet në avionë përdoret edhe për të bërë pije, edhe për parstrimin e tualeteve. Por i sigurojë pasagjerët se nuk ekziston ndonjë mundësi që uji të kontaminohet për shkak të sistemit hidraulik të avionëve.
Gjithsesi Beti nuk është e vetme që këshillon se nuk duhet pirë uji i avionit.
Sipas "Mirror", një tjetër punonjës i kompanisë ajrore dëshmon se: "Kafja e avionëve është krejtësisht e shpifur, sepse asnjë njeri nuk i lan kontenjerët që përdoren vazhdimisht."
"Agjentëve të kompanive ajrore që paguhen shumë pak as nuk i plas...për t'i pastruar. Edhe mua as që më ka vajtur në mendje ta pastroj."
Në aspektin e shijes, kafja nuk është e njëjtë, sepse presioni i ulët në gabinën e avionit bën që uji i kafesë të vlojë në temperaturën 90 gradë celcius dhe jo në 100, pra kjo ka një efekt mbi shijen e kafes./Oculus News