Kur kafshët shpëtuan jetë njerëzish

 Bebi

Një mace laramane 13 vjeçare e quajtur Bebi jetonte me pronarët Josh Ornberg dhe Letitia Kovalovsky në periferi në Çikagos. Bebi ua shpëtojë jetën pronarëve të saj në 25 janar të vitit 2010.  Ornberg dhe Kovalovsky, kjo e fundit në atë kohë ishte 7 muajshe me barrë, ishin duke fjetur kur një zjarr ra në shtëpi. Macja nisi të hidhet mbi trupin e pronarëve dhe të bëjë lëvizje të çuditshme për t'i zgjuar, veprime këto të papara më parë nga çifti.

Mace laramane e shtrirë

Më pas çifti vërejti zjarrin dhe lajmërojë menjëherë zjarrfikësen pas tentativave të dështuara për ta fikur atë me mjetet rrethanore të shtëpisë. Fatmirësisht të gjithë ja dolën. Macja u largua duke humbur por u kthye sërish tek pronarët pas disa ditësh.

Ëngjëlli

Një emërtim shumë i përshtatshëm për një qen të tillë. Një natë në Kolumbinë Britanike, në 2 janar të vitit 2010, Ëngjëlli, një qen gjahu 18 muajsh, ishte duke shëtitur me pronarin e tij, 11 vjeçarin Austin Forman. Austini ishte duke mbledhur dru për zjarr në pyll për familjen. Në vend që të luante lumtur vërdallë në pyll, qeni iu afrua shumë pranë pronarit. Pa pritur, një pumë e madhe kërceu mbi Austinin, atë çast Ëngjëlli kërceu mes tyre për ta mbrojtur atë.

qen zagar

Macja e madhe mbërtheu kokën e Ëngjëllit me gojë ndërsa Austini vrapojë për te lajmëruar mamanë të njoftonte policinë. Kur patrudha lokale e policisë erdhi, goditi me dy plumba pumën duke e vrarë. Ndërsa kushririt të Austinit iu desh që të largonte pumën nga trupi i Ëngjëllit. Qeni u dërgua menjëherë tek veterineri dhe iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm të kafkës. U shërua krejtësisht dhe u shpërblye me "byftekun e artë".

Djali-D

Djali-D, një qen i racës pit-bull, i adoptuar vetëm tre muaj më parë ngjarjes në vijim, jetonte me pronarët në Oklahoma. Në vitin 2008, Roberta Trawick dhe familja e saj ishin ulur në dhomën e ndenjes kur një burrë i armatosur theu derën dhe hyri në shtëpi duke i urdhëruar që t'u shtrinin në tokë. Djali-D erdhi me furi nga dhoma tjetër dhe iu hodh burrit të armatosur.


Përpara se t'ju hidhte invadorit, qeni u qëllua 3 herë nga ai, përfshirë dy plumba në kokë. Sidoqoftë burri i armatosur u largua menjëherë, ndërsa qeni u dërgua me urgjencë tek veterineri. Veterinerët arritën t'ja hiqnin plumbat dhe ia shpëtuan jetën. Madje një veteriner u angazhua personalisht duke sponsorizuar të gjitha ilaçet që i nevojiteshin qenit.

Ëmbëlsira

Ëmbëlsira, një mace 8 vjeçare u adoptua Amy Jung, rezident në Uiskonsin të SHBA-ve, i cili kur e pa u dashurua menjëehrë pas saj.

mace laramane në këmbë

Në 8 tetor të vitit 2012, Jung e mori Ëmbëlsirën në shtëpi dhe ra në shtrat rreth orës 09:30. Amy ishte me diabetike dhe nuk e dinte që sheqerin në gjak e kishte në nivele shumë të ulëta ato çaste. Nisi të ketë kriza. Ëmbëlsira nisi t'i hipë sipër për ta zgjuar. Kur Jaung-u nuk po lëvizte, macja shkojë menjëherë tek dhoma e djalit 8 vjeçar të Amyt duke e zgjuar edhe atë. Djali i telefonoi babait i cili i dha udhëzimet se si t'ja injektonte mamasë ilaçin që i shpëtojë jetën.

Uilli

Uilli, një papagall i vogël u ble nga një grua të quajtur Megan Houard në Denver të Kolorados, SHBA. Një ditë nëntori të vitit 2008, kur Megani kishte nën kujdestari një foshnje të quajtur Hanan, papagalli vërejti që foshnja po mbytej nga ushqimi. Nisi të rrahë krahët dhe të ulërijë. Kur Megani u kthye për të parë çfarë kishte papagalli, zogu nisi të bërtasë "mama bebi" sërish dhe sërish, pasi fëmija nisi të merrte ngjyrë blu.

papagall jashtë kafazit

Ajo vrapojë në kohë drejt Hananit dhe ia hoqi ushqimin nga fyti duke i shpëtuar jetën.

Mila

Mila, një balenë e abrdhë u bë një heroinë në korrik të vitit 2009 në Harbin, Kinë. U organizua një garë ku zhytësit duhej tu zhysnin deri në gjastë metra në thellësi të pishinës së balenës së bardhë, e cila mbahej në temperatura shumë të ulëta, dhe duhej të qëndronin sa të mundnin. Ishte një garë e lirë ku mund të merrte pjesë kush të donte, dhe u organizua pa ndihmën e aparaturave me oksigjen për të marrë frymë në raste urgjente.

balena e bardhë me njëri

Jan Jun, një 26 vjeçare, ishte duke qëndruar në fund të pishinës kur e zu ngërçi në këmbë nga i ftohti dhe nuk mund të lëvizte. U mundua të shkonte në sipërfaqe por nuk pa ia dilte dhe po ndjente se fryma po i mbarohej. Duke vërejtur shqetësimet e saj, Mila e ngërtheu me gojë nga këmba dhe e tërhoqi për në sipërfaqe 26-vjeçaren. Dhëmbët e balenës së bardhë janë tejet të vegjël, kështu që nuk e lëndojë këmbën e vajzës. Fatmirësisht Jani mbijetojë dhe u rigjenerua plotësisht./Oculus News

Previous Post Next Post