Shumë njerëz të profesioneve të fitojnë shumë para, si mjekët apo njerëzit e ligjit, janë të hapur vetëm ndaj njerëzve tepër inteligjent. Por a ka inteligjenca efekte pozitive në të tjera aspekte të jetës? Janë më me fat në dashuri njerëzit e zgjuar?
Disa psikologë evolucionist teorizojnë se truri i njeriut mund të ketë evoluar përmes një procesi të quajtur "selektimi seksual". Me fjalë të tjera, njerëzit e zgjuar mund ta kenë më të lehtë që të gjejnë një partner, ta mbajnë marrëdhënjen të qëndrueshme dhe të bëjnë fëmijë. Përgjatë kohës gjenet që kanë të koduar inteligjencës përhapen tek njerëzit duke rritur kështu edhe fuqinë dhe madhësinë e trurit.Ekzistojnë të dhëna që njerëzit më inteligjent janë më të prirur të martohen. Sidoqoftë kjo nuk është një fakt tejet bindës për teoritë psikologjike, sepse siç e dimë, njerëzit inteligjent janë të prirur të fitojnë më tepër para. Ndoshta meshkujt inteligjent martohen më shumë, jo sepse janë më të zgjuar se të tjerët, por sepse kanë akses më të shumtë të resurse dhe të ardhura? Nga ana tjetër mendohet prej kohësh që në krahasim me meshkujt, femrat vlerësojnë më shumë një partner ambicioz, të zellshëm dhe me perspektivë të mirë financiare.
Është inteligjenca një nxitës i rëndësishëm në suksesin e një marrëdhënjeje, apo thjeshtë një burim të ardhurash?
Profesori Jaakko Aspara udhëhoqi së fundi një grup studiuesish nga Finlanda dhe SHBA-të për të zbuluar këto enigma. Aspara përdori statistika të detajuara të shetasve finlandez, duke bërë lidhjen e koeficientit të inteligjencës së forcave të armatosura (të gjithë ushtarë të rinj) me të dhënat nga Qendra e Rregjistrit Kombëtarë të Popullsisë dhe me autoritetet finlandeze të taksave. Në fund të analizës u përftuan të dhëna për rreth 190,000 meshkuj që përfshinin nivelin e inteligjencës, statusin martesorë dhe të ardhurat
Aspara zbuloi që meshkujt ishin më të prirur tu martonin dhe të qëndronin të martuar nëse kishin nivel të lartë inteligjence, duke konfirmuar kështu rezultatet e studimeve të mëparshme.
Kjo u vërtetua njëjtë edhe kur Aspara kontrollojë matematikisht ndikimin e të ardhurave të meshkujve në perspektivën e tyre martesore. Të ardhurat kishin efekt të rëndësishëm në qëndrueshmërinë e martesës. Në fakt, të ardhurat kishin ndikim më të madh se inteligjenca. Por, nejrëzit inteligjent ishin më të prirur tu martonin dhe të qëndronin të martuar, pavarësisht të ardhurave.
Në analizën e mëtejshme, Aspara i veçoi rezultatet e koeficientit të inteligjencës në tre komponentë: verbale, logjike dhe numerike. Inteligjenca verbale ishte forma më e rëndësishmme e inteligjencës kur vjen puna për t'u martuar. Aftësitë aritmetike nuk kishin fare efekt. Kjo në fakt ka kuptim, po të kemi parasyshë që aftësitë verbale janë më të lehta për t'u vëzhguar. Kështu që një mashkull me mendje të shpejtë është më i prirur të shihet si një aprtner i mundshëm nga femrat.
Një tjetër shpjegim i gjetjeve të Asparas mund të jetë se meshkujt me aftësi të mira komunikative janë më të prirur të bindin femrat që të përfundojnë në marrëdhënje me to, ose janë më të aftë të triumfojnë mbi rivalët e tyre./Oculus News