Disa vrasës nuk pushojnë kurrë së "pari" viktimat e tyre. Qoftë edhe duke u torturuar nga kujtimet apo nga fantazmat e viktimave të tyre. Gjithsesi kjo është e diskutueshme, por vrasësit që po paraqesim në vijim besojnë vërtetë se janë torturuar nga fantazmat e viktimave të tyre dhe nuk janë lënë kurrë të qetë.
Në vitin 1987 Terry Child theri për vdejke një vajzë 17 vjeçare, Lois Sigala. U dënua për vrasje me 41 vite burg. Ndërsa ishte në burg, rrëfeu edhe një sërë vrasjesh të tjera që kishte kryer. Njëra nga viktimat e tij ishte Linda Ann Jozovich. Në vitin 1979 ai e rrëmbeu atë në një vend parkimi dhe më pas e goditi, e lidhi dhe e shpoi me thikë deri në vdekje. Child e fsheu trupin e saj në malet Santa Krus. U desh më shumë se një dekadë për të gjetur kufomën e saj.
Child pretendoi se duhej të dëshmonte vrasjet që kishte bërë në mënyrë që të "çlironte" veten nga demonët. Tha se është përndjekur dhe trazuar nga fantazmat e viktimave të tij, të cilat e shihnin të fiksuara dhe ia "hanin trurin". Pretendoi se Jovovich e kishte trazuar keqas.
Dëshmitë e tij bënë që të dënohej pa kusht me burgim të përjetshëm.
2. Al Kapone
Në shkurt të vitit 1929, shtatë anëtarë të bandës së veriut të Nju Jorkut u takuan në një garazhd, përfshirë edhe Xhejms Klark. Katër burra, dy prej të cilëve të veshur si policë u afruan. Të veshurit si policë rreshtuan anëtarët e bandës me fytyrë nga muri me demek se do t'i kontrollonin, dhe i vranë që të shtatë.
Megjithëse masakra nuk u zbulua asnjëherë, besohet se prapa qëndronte mendja e Al Kapones, lideri i bandës së jugut. Kapone u arrestua disa muaj pas masakrës. Më vonë rojet e burgut do raportonin për ulërimat e Al Kapones në burg, duke ulëritur dhe i kërkuar Xhejmsit që ta linte të qetë.
Fantazma e ndoqi derisa la burgun. Kapone rekrutoi një "gjuetare fantazmash" që të çlirohej nga kjo fantazëm, por ajo ishte e pasuksesshme. Më vonë, truprojat e tij do të dëgjonin Kaponen duke iu lutur dikujt që ta linte të qetë. Kur hynë brenda, Kapone ishte i vetëm. U tha truprojave se po torturohej nga fantazma e Xhejmsit.
3. Af Fong
Në vitin 1999 në Hong-Kong, tre anëtarë të një bande sekrete të shoqërisë së triadave rrëmbyen Fan Man-yee. Pretenduan se Man-yee u kishte borxh rreth 20,000 jen japonez. E torturuan egërsisht për një muaj me rradhë derisa vdiq. Ia sharruan trupin, ia zinë pjesët e trupit dhe ia hodhën copat në plehëra.
Njëri nga ta mbante me vete një vazjë 13 vjeçare, e cila e ndihmonte me torturat. Vajza, e njohur si Ah Fong, vuajti tmerrësisht nga ankthet. Vazhdonte të shihte vazhdimisht fantazmën e Man-yee. Ah Fong lajmëroi policinë dhe raportoi krimin. Në fillim policia mendoi se mos është një deluzion fëmijërorë. Gjithsesi hetoi vendin ku Fan ishte torturuar dhe zbuloi pjesë të trupit e saj.
Anëtarët e bandës u arrestuan dhe çështja shkoi në gjykatë. Ah Fong dëshmoi në shkëmbim të imunitetit. Ndërsa të tre anëtarët e bandës u arrestuan me burgim të përjetshëm.
4. Jose Ferreira
Ferreira, atëherë 17 vjeç, takoi Ann Jopek, 13 vjeçare, në një festë, në vitim 1982. Krijuan një lloj afrimiteti dhe qëndruan në një shtëpi atë natë, Ann i kërkoi që të shkonin bashkë poshtë në bodrum. Ndëra po ecnin drejt bodrumit, Jopek nisi të ketë mendime të tjera. Ajo u kthye nga Ferreira dhe i tha, "Nuk e di nëse kjo është ide e mirë". Ferreira u përgjigj se "Ti po shkon poshtë", dhe e shtyu vajzën tek shkallët duke e rrëzuar."
Ndërsa po shihte trupin e vajzës, po mendonte për një "mundësi". Iu afrua dhe filloi ta prekë, përpara se të kuptonte që shtylla e saj kurrizore në qafë ishte thyer, Jopek kishte vdekur në vend. Ferreira e nxorri trupin e saj dhe e varrosi në verandën e komshiut. Trupi nuk u zbulua derisa kaluan 17 muaj.
Policia nuk kishte të dhëna, dhe çështja qëndroi e pazgjidhur. Më në fund, pas 30 vjetësh, Ferreira rrëfeu vrasjen. Tha që shpirti i Jopek e kishte torturuar qysh nga dita që vdiq.