Në epokën e Babilonisë së lashtë supozohej që yjet mund të parashikonin ose reflektonin trajtat e karakterit të njerëzve. Megjithëse shkenca e astrologjisë tani konsiderohet e vjetëruar, akoma mund të parashikohen me saktësi të admirueshme sjelljet e shenjave të horoskopit.
Ndoshta nuk është surprizë, por ata që gjejnë ngushëllim tek shenjat e horoskopit, zakonisht e aplikojnë si fillim në jetën e tyre dashurore.
Ja një guidë se çfarë nënkupton togfjalëshi "Të Dua" nga perspektiva e çdo shenje të zodiakut.
Dashi: "Jam marrëzisht i/e dashuriar me çdo gjë që ti bën."
Pikërisht si angazhimi i fuqishëm i tyre në çdo detyrë, janë intensivisht të angazhuar edhe në dashuri. Dashuria e tyre është aq e fortë sa edhe shkëmbi, dhe çdo mesazh apo shikim, bën që zemar e tyre të zhurmojë si çekiçi kur godet gozhdën. Një "Të Dua" nga ta do të thotë se jeni për ta çdo gjë, që nga grimca më e imët e universit.
Demi: "Kam besim tek ty."
Njerëzit që i përkasin kësaj shenje të horoskopit janë të prirur të jenë më të kujdesshëm kur vjen puna për të marrë vendime për jetën e tyre. Investojnë besim tek pak njerëz dhe tregojnë dashurinë për personin tjetër, kjo është arritje shumë e madhe për ta, ndaj një "Të Dua" nga ta tregon shenja besimi dhe komoditeti.
Binjakët: "Do shfaq ngjyrat e mija të vërteta pranë teje."
Duke pasur një përzierje perfekte të stilit të jetës shoqërore dhe konfidenciale, Binjakët përfundojnë duke diskutuar thashetheme të nxehta, dhe gjatë rutinë së tyre ditore sërish kanë mungesë kuptimi dhe lidhjeje emocionale me partnerin. Kanë mungesë qartësie për mendimet dhe vendimet e tyre, ndaj është e vështirë për ta që të hapen.
Ndaj një "Të Dua" nga Binjakët provon se ti je i vetmi person në botë me të cilin një Binjak mund të jetë vetja e vërtetë, me të cilin mund të ndajë bisedad private dhe shoqërore. Në fakt kjo nuk është e lehtë për një Binjak.
Gaforrja: "Mos u largo kurrë."
Duke qenë të hutuarit dhe zemërdhembshurit në një lidhje, Gaforret bien vërtetë thellë në dashuri. Duke qenë ngjitës si një çamçakëz, duan të jenë sa më shpesh pranë personit tjetër. Kështu që kur thonë "Të Dua", në thelb po ju thonë se jeni prioriteti parësorë për ta dhe largimi do t'i lëndonte.
Luani: "Ti fiton"
Megjithëse janë të dashur nga natyra, është tepër e vështirë për një Luan të nënshtrohet. Megjithëse janë të prirur të jenë karizmatik dhe zakonisht ndiqen nga një sërë njerëzish, kur pikasin dikë për t'u angazhuar, ky është një vendim i mirëmenduar për ta. Ndaj të fituarit e zemrës së një Luani është një nga komplimentet më të mira që mund të marrësh.
Virgjëresha: "Shoh duke ndërtuar të ardhmen me ty."
Një "Të Dua" është e barabartë me një lidhje, kur del nga goja e një Virgjëreshe. Duke qenë një shenjë që kërkon siguri dhe e aftë për të planifikuar, kërkojnë ekujlibër në jetën e tyre dhe kur thonë "Të Dua", shohin të ardhmen dhe janë të gatshëm të angazhohen në marrëdhënje.
Peshorja: "Do përpiqem gjithmonë të të kuptoj"
Mund ta kenë shumë të vështirë të lidhem me të tjerët. Janë shumë njerëz të mbyllur dhe e kanë të sikletshme të simpatizojnë derisa e kanë të vështirë të shohin pas murit të tyre. Por harmonia dhe drejtësia janë thelbësore për një Peshore, kështu që bëjnë përpjekje të tmerrshme që të jenë të drejtë dhe të kuptojnë partnerin e tyre. Pa këto, lumturia e tyre personale do ishte e pamundur.
Akrepi: "Do të të mbroj me çdo çmim"
Akrepët janë të prirur të jenë kokfortë, xhelozë dhe manipulativë. Por nëse jeni brenda mirësisë së tyre, do të trondisnin botën për t'ju mbrojtur. Megjithëse nuk janë të mirë të afeksionojnë apo afeksionohen në evente apo takime publike, janë egërsisht të ndershëm ndaj njerëzve të dashur. Ndaj një "Të Dua" për një Akrep nuk është e lehtë, sikur të kenë hedhur një bombë.
Shigjetari: "Jam vërtetë me ty - të paktën për tani"
Shigjetari është një shenjë e lirisë dhe dëshirës për kënaqësi. Shigjetarët mërzitet dhe bëhet shpejt të padurueshëm; janë gjithmonë në kërkim të rrugëve të hapura. Sigurisht që disa nga ta janë të aftë në dashurinë që zgjat, por zakonisht preferojnë të notojnë nga një dashuri në tjetrën. Kjo nuk do të thotë se një "Të Dua" e tyre nuk është e sinqertë. Thjeshtë do të thotë që devotshmëria mund të jetë jetëshkurtër.
Bricjapi: "Eja të arrijmë së bashku suksesin"
Janë pabesueshmërisht ambiciozë dhe të dhënë pas karrierës. Janë tepër pragmatik dhe mjeshtër të biznesit dhe politikës. Megjithëse ndonjëherë orvaten në jetën e tyre dahsurore - pasi për ta një marrëdhënje do të thotë kohë e humbur, dhe mundësi e humbur për të arritur një qëllim tjetër në jetë - janë tepër të aftë të marrin vendimin më të mirë në çdo situatë të tillë. Kështu që nëse qëllon të jesh; pjesë e kësaj përllogaritjeje, do keshë mundësinë të jeshë pjesë e një çifti shumë të suksesshëm.
Ujori: "Në zjarr dhe në acar, do jem gjithmonë i/e vërtetë me ty."
Ujori posedon qasje dinamike dhe optimiste për jetën, janë energjik dhe idealistë, por sërish fjala "angazhim" është një fobi e madhe për ta dhe shpesh arratisen nga marrëdhënjet serioze. Por sapo këto frikëra të jenë kapërcyer dhe togfjalëshi "Të Dua" të dalë nga goja tyre, do jenë aq të qëndrueshëm me ju, sa një shkëmb në detin e stuhishëm.
Peshqit: "Do të të fal për të gjtha gabimet që ke bërë."
Peshqit janë të njohur si romantikët e pashërueshëm. Një nga cilësitë e tyre të debatueshme përfshin faljen. Të falurit e çdo situate bën që kjo shenjë të zgjedhë ndikimet e gabuara. Pra nëse një Peshk thotë "Të Dua", do të thotë se do t'ju falin për gjitha gabimet (kjo nuk do të thotë se duhet të tregoheni hileqarë me ta)./Oculus News
Tags
Horoskopi