Italianët janë njerëzit më të shëndetshëm në botë, sipas Global Health Index nga Bloomering. Një fëmijë i lindur në Itali, i rritur me një dietë që përfshin makarona, bukë, djathë, mish dhe verë, ka shumë të ngjarë që të jetojë më shumë se 80 vjeç.
The Global Health Index (Indeksi Botërorë i Shëndetit) analizoi 163 vende në total. Analizoi nivelin e shëndetit bazuar mbi gjasat e vdekshmërisë për shkak të sëmundjeve dhe lëndimeve, jetëgjatësinë e moshave të ndryshme dhe propabiliteti për të mbijetuar në kohë të vështira.
Nga këto rezultate janë hequr rreziqet shëndetësore për shkak të sjelljes, që përfshijnë faktorët ambjental, duhanpirjen, obezitetin dhe kequshqimi në fëmijëri. Rezultatet përfundimtare të këtyre analizave tregojnë "nivelin e shëndetit".5 vendet e para dhe koeficienti i shëndetit janë:
1. Italia, 93.11
2. Islanda, 91.21
3. Zvicra, 90.75
4. Singapori, 90.23
5. Australia, 89.24
Shtetet me nivel më të ulët të shëndetit të njerëzve nga 50 vendet e para rezultuan:
46. Sllovakia, 65.10
47. Barbados, 64.14
48. Omani, 62.89
49. Panamaja, 62.39
50. Shqipëria, 62.01
Siç shihet Shqipëria renditet në vendin e 50 nga 163 vende të marra në analizë; Panamaja është vendi që renditet një vend më lartë Shqipërisë.
Interesant paraqet fakti se një tregues krejtësisht tjetër i Kombeve të Bashkuara për vitin 2017 në lidhje me "nivelin e lumturisë", i rendit italianët në vendin e 48, nga 155 shtete. Pavarësisht se janë të shëndetshëm dhe jetojnë gjatë, duket se italianët nuk janë shumë të lumtur./Oculus News
Tags
Kuriozitete