Studiuesit e Qendrës Kombëtare për Informacionin Bioteknologjik në SHBA gjetën që çiftet që raportonin kënaqësi në martesën e tyre ishin të prirur që të shtonin në peshë.
Për një perjudhë prej katër vitesh studiuesit analizuan 169 çifte në martesën e tyre të parë. Ata ua masnin peshën dy herë në vit, dhe i pyesnin rreth jetës së tyre martesore dhe kënaqësinë e përgjithshme.
Rezultatet? Njerëzit në martesat e lumtura ishin më të prirur që të shtonin në peshë.Ndërsa ata që qëndronin të dobët fizikisht, raportonin martesa problematike madje edhe divorce.
Studiuesit teorizojnë se ky fenomen ka të bëjë me atraksionin. Çiftet e lumtura nuk e ndjenin nevojën për të tërhequr një parter tjetër; kështu që ka më pak stres në lidhje me aparencën. Ndërsa çiftet në marrëdhënje jo të qëndrueshme vazhdonin të qëndronin të dobët për të vazhduar për të tërhequr partnerë të tjerë.
Nga ana tjetër, psikologu Andrea L. Meltzer i cili udhëhoqi studimin, tha se çiftet duhet të kenë kujdes kur vjen puna në shtimin në peshë, sepse kjo mund të çojë në probleme shëndetësore si diabeti apo probleme kardiovaskulare.
Nuk ka asgjë të keqe kur nuk vazhdon t'i kushtosh vëmendje aparencës, sepse jeni të ndërgjegjshëm që partneri do vazhdojë t'ju dojë.
Por, shëndeti nuk duhet të kompromentohet, qoftë edhe për dashurinë.
Tags
Marrëdhënje