Lumturia është rreth nesh, por disa njerëz nuk janë në gjendje ta shohin. Është e vështirë ta shohësh lumturinë përmes lëndimeve dhe problemeve të së tashmes. Dhimbja, vetmia, vështirësitë dhe problemet financiare mund të na bëjnë të verbër në të parit e lumturisë. Dielli mund ta "djegë" mjegullën, por kur jeni brenda kësaj mjegulle për shkak të shqetësimeve emocionale, Dielli mund t'ju duket i vagët dhe i largët.
Duhet të ndezim zjarrin brenda vetes për të larguar mjegullën. Njerëzit e lumtur ndezin zjarrin brenda tyre dhe kjo i mundëson ata të shohin të gjitha kënaqësitë e botës duke larguar mendimet dhe emocionet negative. Disa folklore e kanë të vështirë të gjejnë shkëndijën për të ndezur zjarrin për shkak se mendojnë se lumturia është diçka që i ndodh papritur, dhe jo diçka që mund ta ndërtojnë për veten e tyre.
Ja 4 të vërteta të thjeshta rreth lumturisë së vërtetë1. Është një udhëtim dhe jo një destinacion
Lumturia nuk është një vend ku duhet të shkojmë. Lumturia është udhëtimi i vetes. Na duhet që të zgjedhim në përditshmëri se në cilën rrugë duhet të ecim, në atë të lumturisë apo jo të lumturisë. Shijojeni pamjen në maksimum. Kërkojeni lumturinë kudo që mund ta gjeni. Bëni durim dhe shihni për gjërat e reja të mrekullueshme që mund të keni lënë pas dore.
2. Duhet të punojmë që të bëhemi të lumtur
Zjarri i lumturisë duhet të ushqehet për çdo ditë. Lumturia vjen duke bërë gjëra të mira, duke qenë bujarë dhe të dobishëm. Lmturia është ngjitëse, dhe kur i bëni të tjerët të lumtur, gjithashtu edhe ju do ndjeheni të lumtur. Është ndjenjë e mirë kur njerëzit na vlerësojnë për gjërat që bëjmë për to. Bëni çdo ditë për të tjerët, dhe ata do ju sjellin gëzimin.
3. Lumturia dhe kënaqësia nuk janë e njëjta gjë
Disa njerëz e ngatërrojnë kënaqësinë e mendjes dhe trupit me lumturinë e vërtetë. Këta kënaqen me drogëra, alkool, të ngrënit, seks dhe lloje të ndryshme të adrenalinës. Por këto kënaqësi ikin e vijnë dhe ekziston gjithnjë një firmulë sipas të cilës, ne kërkojmë doza gjithnjë e më të mëdha për të arrirrë këto lloj kënaqësisë. E humbim veten tek dëshirat tona duke i shkuar pas "djallit".
Lumturia është gjendje mendore dhe jo trupore. Një trup i shëndetshëm me një oreks të shëndetshëm sigurisht që do na ndihmonte që të arrijmë lumturinë, por abuzimi i tepërt me kënaqjen fizike mund të pengojë gjendjen e lumturisë. Pak më shumë ose pak më pak e diçkaje mund të nxisë palumturi. Duhet të gjejmë të "mesmen tonë të artë" të çdo gjëje në mënyrë që të arrijmë lumturi afatgjatë.
4. Gjithkush është i ndryshëm
Ajo çfarë të bën ty të lumtur mund të jetë krejtësisht e ndryshme nga ajo çfarë e bën dikë tjetër të lumtur. Duhet të zbulosh rrugën tënde të lumturisë. Të tjerët mund të udhëtojmë për disa kohë me ju, por udha është e juaja. Ti e ndërton atë me përvojat dhe kujtimet që janë unike për ty. Ajo çfarë e bën partnerin, mikun, apo familjen tënde të lumtur, mund të jetë e ndryshme nga çfarë ju bën ju të lumtur. Ushqejeni zjarrin tuaj me gjërat që ju bëjnë të lumtur, gjithashtu ushqeni zjarrin e të tjerëve rreth jush sa mundeni. Sapo të keni gjetur shkëndijën dhe keni ushqyer zjarrin deri në atë pikë sa të keni larguar mjegullën rreth jush, atëherë mund të afroheni pranë njerëzve të afërt që kanë humbur në mjegull. Shkoni tek ata dhë lërini të ndjejnë ngrohtësinë tuaj. Bëni të mundur që të ndjejnë lumturinë tuaj ndërsa ju i ndihmoni me ngadalë që të largojnë mjegullën rreth tyre.
Tags
psikologji