Mund t'i njihni me epitete të ndryshëm këta lloj njerëzish, si për shembull "ndriçuesit", "prurësit e dritës" "ëngjëjt tokësorë" apo diçka tjetër. Madje edhe ju mund të ndiheni të tillë.
Këta lloj njerëzish kanë ardhur në tokë për të ndarë e shpërndarë sa më shumë dritën e tyre e të sjellin ndryshimet pozitive në këtë planet. Nuk e durojnë dot urrjetjen, intolerancën, dhunën apo shtypjen.
Këta njerëz nuk rezonojnë shumë me mendësinë e botës moderne, shpesh ndjehen si shpirtëra të vjetër që kanë ardhur sërish në këtë botë për ta rikthyer në gjendje normale planetin.Ëngjëjt tokësorë duan të anojnë nga energjia e pastër e dashurisë dhe për ta bërë këtë ndihmojnë të tjerët të gjejnë veten e tyre më të lartë. Duan të kapërcejnë problemet dhe dëshpërimin dhe të jetojnë në harmoni të plotë me hyjnoren. Kanë qëllime të mira për veten dhe planetin, por shpesh frustrohen nga çështjet e interesat e kohëve të sotme.
Nëse mendoni se jeni një ëngëll tokësorë por nuk jeni të sigurtë, lexoni më poshtë për t'u qartësuar se përse keni ardhur në këtë botë.
1. Kur jeni shumë të ndjeshëm
Ëngjëjt tokësorë kanë ardhur këtu për një qëllim madhorë. Ndonjëherë këta njerëz ndihen të rraskapitur për të gjitha problemet që shqetësojnë botën e sotme. Nuk pëlqejnë të shoqërohen me turmën dhe njerëzit e zhurmshëm, pasi energjia konfliktuale mund t'i rraskapisë dhe mërzisë lehtë.
2. Kur e dashuroni kohën në vetmi
Ëngjëjt tokësorë dashurojnë që ta shpenzojnë kohën në vetmi për të rikuperouar energjitë. Siç e përmendëm më lartë, këta njerëz rraskapiten vazhdimisht nga bota e sotme, dhe kohën në vetmi e përdorin për t'u rikuperuar e përgatitur për t'u përballur me botën e jashtme. Pëlqejnë të gërmojnë thellë në psikikën e tyre e të shërojnë pjesët e dëmtuara. Këta njerëz e dinë që për të ndryshuar botën, duhet që si fillim të ndryshojnë vetë, dhe të punojnë palodhur për të qenë versioni më i mirë i vetes së tyre.
3. Kur interesoheni thellë për të tjerët
Ndiheni empatik karshi të tjerëve, dhe dëshironi t'i ndihmoni që të zgjidhin problemet? Nëse po, atëherë ju mund të jeni një ëngjëll tokësorë. Këta njerëz mund të bënin çdo gjë për të ndihmuar një njeri në nevojë pasi nuk duan të shohin të tjerët tek vuajnë. Ëngjëjt tokësorë ndihen jashtëzakonisht të lidhur me njerëzit, dhe thjeshtë duan të prodhojnë ngushëllim për cilindo.
4. Kur ndjeni thirrjen për një qëllim të caktuar
Nuk bazoheni tek dëshirat e zakonshme dhe tek rruga e strukturuar. Nuk ju pëlqen shoqëria e kushtëzuar dhe e programuar në të cilën jetojmë, dhe nuk jeni ndjerë asnjëherë të detyruar të ndiqni hapat e njerëzve të tjerë. Dëshironi të lini shenjën tuaj e të jetoni sipas ligjeve tuaja, dhe nuk ju pëlqen që të tjerët të diktojnë se çfarë duhet të bëni. Ndjeni një thirrje për të bërë diçka më të madhe se sa ajo që për shumicën e njerëzve quhet "normale". Ëngjëjt tokësorë mund të ndjejnë një shtytje të madhe për të bërë diçka humane. E shohin veten e tyre si shërues dhe dëshirojnë të bëjnë ato punë ku të mund të jetojnë sipas pasionit të tyre.
5. Kur keni një intuitë të fortë
Ndoshta nuk ju pëlqen ta jetoni jetën përmes optikës së logjikës, por mund të zgjidhni të merrni vendime bazuar në emocionet dhe intuitën tuaj. Ëngjëjt tokësorë ndoshta ndjejnë më thellë se të tjerët dhe nuk rezonojnë me trurin e njerëzve të zakonshëm. Lidheni me gjërat emocionale, si arti, muzika, historitë dhe lidheni me të tjerët në mënyrë kuptimplotë. Lejoni që të udhëhiqeni nga intuita.
6. Kur mohoni shumicën e "idealeve moderne"
Shumica e ëngjëjve tokësorë nuk mund ta kuptojnë botën e sotme. Përse shpenzojnë kaq shumë kohë duke bërë ato punë që urrejmë për të blerë gjëra për të cilat nuk kemi nevojë? Përse puna është në plan të parë? Përse e ndotim shtëpinë, qytetin, apo lagjen tonë, ndërkohë që është i vetmi vend ku duhet të jetojmë? Përse nuk jemi bërë më të civilizuar? Këto pyetje ngrihen në kokën e ëngjëjve tokësorë, dhe kështu që këta e mohojnë shoqërinë moderne bazuar në pyetjet që marrin. Shumë njerëz i quajnë këta njerëz "hipi", por në fakt këta njerëz e shohin përkujdesjen për planetin dhe njëri-tjetrin si diçka normale, si pjesë të rëndësishme të jetës.
Tags
Shpirt