Çfarë ekzaktësisht e bën të fortë një femër? Sfidat e saj, sakrificat, dhe vetëmohimi. Një femër e fortë ka duruar dhimbjen, ka kaluar sfida të dhimbshme dhe e ka lejuar veten të udhëhiqet nga falja.
Një grua e fortë është zhytur shumë thellë në ujëra të turbullta dhe e ka mbajtur frymën sa më shumë të jetë e mundur. Kjo lloj femre është vetë-suficiente, e pavarur, e dashur dhe nuk ka frikë të tregojë dobësitë e saj. Një femër e fortë e di që në një moment ti mund të jesh mësuesi, dhe në një tjetër moment nxënësi. Pra, si mund ta mbajë një mashkull një femër të tillë?
1. Një femër e fortë nuk ka nevojë për një mashkull, i cili duhet të luftojë për tëNjë mashkull ka nevojë të ndihet i dëshiruar. Duhet të dijë se ai po lufton për dashurinë e përjetshme dhe admirimin që ka për këtë femër. Një femër e fortë do nxjerrë në pah që e dashuron mashkullin e saj, por është gjithashtu e pavarur dhe mund t'ja dalë e vetme. Një femër e fortë mund të luftojë për të dy, por nuk ka nevojë për një mashkull që të luftojë në luftërat e saj. Nëse kanë një problem, do të merren vetë me të. Nuk rrinë e presin si viktima për meshkullin që të gjejë një zgjidhje. Disa meshkuj nuk e përballojnë dot këtë fuqi. Nëse zgjidhni të qëndroni me një femër të tillë, përgatituni që të udhëtoni në jetë në krah të saj, dhe jo përpara saj e ta shtyni atë ku mendoni se duhet të jetë.
2. Një femër e fortë e di mirë se çfarë dëshiron
Femrat e forta dinë çfarë duan dhe si ta marrin, dhe i mbajnë mend të gjithë vuajtjet që kanë kaluar për të marrë atë që praktikisht kanë. Nuk do presë për mashkullin që të bëjë hapin e parë. Femrat e forta kanë personalitet këmbëngulës, i cili mund të jete tejet intimidues për disa meshkuj. Nuk janë të nënshtruara. Dashurojnë me gjithë zemër dhe mund të vazhdojnë të eksplorojnë botën, me apo pa një mashkull.
3. Një femër e fortë do të kërkojë ndershmëri dhe vulnerabilitet
Meshkujt e kanë të vështirë të hapen ndaj pyetjeve të vështira. Femrat e forta shkojnë direkt në thellësi të zemrës, tek traumat dhe përvojat që ndryshojnë jetën. Kërkojnë një mashkull që të jetë i ndershëm dhe vulnerabël, sepse kanë duruar kaq shumë në jetën e tyre. Duan të dinë që mashkulli i tyre është i disponueshëm të udhëtojë me ta në oqenanin e pasigurive dhe në skajet e çmendurisë. Femrat e forta nuk kanë frikë nga e kaluara. Gërmojnë dhe kërkojnë për ato gjëra që na bëjnë njerëz. Një femër e fortë do gjejë gjithmonë një mashkull të fortë për të qëndruar drejtë përballë diversitetit. Meshkujt janë të prirur t'i shmangen vulnerabilitetit sepse ndihen të dobët.
4. Një femër e fortë nuk intimidohet nga intimiteti
Një femër e fortë do ta sfidonte mashkullin në mënyrat më intime të mundshme. Do ta kërkojë intimitetin në të gjitha format, që nga bashkëbisedimet e tek bërja dashuri. Nuk tërhiqet nga asgjë. Sepse një femër e fortë është në rehati me feminitetin e saj, pret që edhe mashkulli i saj të jetë i hapur në të gjitha aspektet e intimitetit. Kërkon pasion, dëshirë dhe të ndihet që është e vetmja.
5. Një femër e fortë mund ta shohë të drejtën përmes gënjeshtrave
Femrat e forta janë të ndershme dhe presin të vërtetën absolute në një marrëdhënje. Mund t'i nuhasë menjëherë gënjeshtrat, kështu që mos u mundoni kot që ta gënjeni. Mos i jepni shpjegime të vagëta. Ka aftësinë të jetë një dedektor i gënjeshtrave njerëzore. Nuk do ta toleronte kurrë një sens falsiteti dhe egoizmi. Nëse nuk mund të qëndroni tërësisht me të, ajo nuk e ka problem të heqë dorë nga ju.
6. Një femër e fortë kërkon integritet dhe qëndrueshmëri
Femrat që kanë një fuqi të brendshme nuk mund t'i tolerojnë çrregullsitë dhe personalitetet e pavendosura. Duan të dinë që mashkulli që dashurojnë ka integritet, respekt dhe është mashkull i fjalës. Nëse ndjenjë që mashkulli i tyre po largohet, do të veprojnë në të njëjtën mënyrë dhe nuk e kanë problem ta lejojnë që të ikë nëse ndjehen si një lidër. Nëse ndihen të parrespektuara, nuk do kenë më arsye që të qëndrojnë. Gjëja më e keqe që mund t'i bëni një femre të fortë, është ta bëni atë që të ndihet e dobët.
7. Një femër e fortë nuk do ju presë
Kjo lloj femre do ju ndiqte në thellësitë e ferrit, nëse është e bindur se jeni të angazhuar me të. Sidoqoftë, në çastin që tërhiqeni, ajo do ju lërë të ikni. Nuk do presë për një mashkull që të vendosë nëse dëshiron atë apo dikë më të mirë. Jeni brenda ose jashtë saj.Do të lëndohet, të lëpijë plagët e saj e më pas do përgatitet sërish për të pushtuar çfarë të mundet.
8. Një femër e fortë ju dashuron pa kushte
Dashura nga një grua të fortë është besnike. Tamam si nënat me fëmijët e tyre, ajo do ta ushqejë dhe dashurojë mashkullin e saj egërsisht. Kur e ndjen mbrapsht këtë dashuri, do bëjë gjithçka që mundet për ta bërë atë të ndjejë dashurinë. Do ta suportojë, ta ndihmojë dhe do luftojë për të që ai të marrë çfarë meriton. Disa meshkuj nuk e përballojnë dot këtë lloj dashurie të pakushtëzuar. Frikësohen nga intensiteti i frekuencës së dhënjes. Shpesh ky është momenti ku shumë meshkuj largohen nga një grua e fortë. Dhe njëjtë si dashuria e pamasë që ka për ju, me po të njëjtën lehtësi do ju lërë të ikni.
9. Një femër e fortë do ju tregojë se kush jeni
Është e vështirë të pranojnë gjërat që nuk pëlqejmë për veten tonë kur dikush i nxjerr në pah. Por një femër e fortë do i nxjerrë në pah gjërat që duhen adresuar. Do qëndrojë me ju duke ju treguar vlerat. besimin dhe pëlqimin. Disa meshkuj nuk e përballojnë dot këtë kaos emocional që vjen nga kjo mbrojtje. Femrat e fuqishme do gjejnë meshkuj të fuqishëm. Meshkujt e dobët nuk do ta përballonin që në takimet e para.
Nuk dinë çfarë të bëjnë me ndershmërinë, fuqinë, inteligjencën dhe pavarësinë e saj. Ka shumë të ngjarë që një mashkull i fortë të jetë rritur nga një femër e fortë dhe ose do ta pranojnë anën e errët të shpirtit ose do të largohet. Femrat e forta nuk kanë kohë të luajnë. Kështu që nëse jeni do jeni në gjendje të përballoni intensitetin e dashurisë, ndershmërisë dhe bashkëbisedimet, jeni pikërisht ai mashkulli i fortë që mund ta plotësojë këtë lloj femre.