Stresi i pamenaxhuar mund të çojë në probleme fizike si presion i lartë i gjakut, dhe mund të precipitojë në depresion, ankth, abuzime me substancat e rrezikshme etj.
Në këtë sens, le të shohim 10 mënyra se si njerëzit me mendje të fortë e përballojnë stresin.
1. E pranojnë që ngjarja stresuese do ndodhëTë gjithë e dimë se gjërat stresuese mund të ndodhin në çdo moment të ditës, por njerëzit me mendje të fortë e dinë më mirë këtë gjë. Mund të ndodhë diçka e paplanifikuar, por mund të fillosh të planifikosh që tani për të. Thojini vetes që megjithëse diçka stresuese mund të ndodhë gjatë ditës, jeni të përgatitur për ta përballuar.
2. Përdorin një sërë mënyrash për të përballuar stresin
Studiuesit e Journal of Occupational Medicine studiuan programet e menaxhimit të stresit në vendin e punës dhe gjetën se vendosja e qëllimit, zgjidhja e problemit, identifikimi dhe të përgjigjurit ndaj mendimeve negative, relaksimi, dhe menaxhimi i kohës ishin shumë efektive në menaxhimin e stresit. Strategjia e përdorimit të një sërë teknikash për të menaxhuar stresin është diçka që njerëzit e fortë mendërisht aplikojnë gjatë gjithë kohës.
3. Kanë situatën nën kontroll
Njerëzit e fortë mendërisht shohin me vëmendje se çfarë e shkaktojë stresin dhe për mënyrat që të mos ndodhë sërish. Duke bërë ndryshime në ambjentin e tyre, ata mund të shmangin apo të reduktojnë shkqet e stresit.
4. Afirmojnë
Përdorin të folurit pozitivisht me veten për t'i kujtuar vetes se sa të zotë janë kur janë përpara një situate stresuese. Për shembull "Kam përballuar situata të tilla edhe më parë, kështu që e di se si ta menaxhoj edhe këtë situatë."
5. Menaxhimi i kohës
Shumë nga stresi ynë i perceptuar vjen nga mospasja e kohës së duhur për të bërë atë që duhet të bëjmë. Duke planifikuar kohën, mund të sigurohemi që kemi kohë të mjaftueshme për çdo gjë gjatë ditës, pa u stresuar kur diçka mund të na vonojë në mënyrë të paevitueshme.
Për shembull, nëse keni programuar një takim dhe jeni të shqetësuar se mund të vonoheni, herën tjetër takimet planifikojini me një hapësirë kohore prej 30 minutash. Kështu që nëse do ketë trafik shumë, vonesa mund të kompensohet me kohën e parapërgatitur, dhe situata nuk do të duket edhe aq stresuese.
6. Ndihma shoqërore
Studimet që merren me mënyrën se si njerëzit e përballojnë stersin gjetën se miqësitë shoqërore kishin lidhje me mirëqenien mendore. Disa njerëz e kanë të vështirë të kërkojnë ndihmë sepse mendojnë se mund t'ja dalin vetë. Të gjithë kemi nevojë për ndihmë deri në njëfarë mase. Kjo është diçka që njerëzit e fortë mendërisht e dinë mirë dhe e përdorin sa herë kanë nevojë.
7. Nuk e shmangin stresin
I njëjti studim që tregojë se ndihma shoqërore i ndihmonte njerëzit e fortë mendërisht, gjeti që nëse ata përdorin teknika për të shmangur gjërat që ata i mendojnë si stresuese, atëherë mirëqenia mendore e tyre binte konsiderueshëm.
Shmangja është një mënyrë për ta shtyrë stresin. Të shmangesh një problemi nuk do zgjidhë asnjëherë asgjë. Kështu që është më mirë duke i përballuar ndjenjat shqetësuese dhe duke iu përshtatur një strategjie më të mirë për shëndetin mendorë.
8. I shohin mendimet për stresin si të përkohshme
Mendimet vijnë dhe shkojnë dhe disa janë me të vërtetë tepër negative. Vetëdija jonë për mendimet negative është një aftësi e mirë që kemi. Ndëgjegjja mund të shkojë në nivel tjetër. Në vend që të represojmë ndjenjat dhe mendimet negative për stresin, shikojini si një ngjarje e përkohshme mendore që do zhduket shumë shpejt.
9. Shohin pikturën e madhe
Një ngjarje stresuese nuk do të ndryshojë kursin e jetës suaj. Jeni sërish fantastik, i talentuar, kreativ dhe inteligjen, i cili thjeshtë kishte një përvojë negative. Njerëzit e fortë mendërisht e dinë që megjithëse sipërfaqja e oqeanit është e trazuar, në thellësi oqeani është i qetë.
10. Gjejnë mënyra për të marrë kënaqësi
Duke i shtuar pak doza humori apo duke qeshur pak gjatë një dite stresuese, është mënyra më e mirë për të trajtuar stresin. Qofte edhe në mes të një krize, aftësia për të qeshur është një mënyrë për të zhvendosur mendësinë negative drejt pozitives.
Tags
psikologji