Nëse keni mbërritur në një pikë në jetën tuaj ku duhet të merrni një vendim, dhe po orvateni të gjeni një udhëheqje, atëherë ka ardhur koha të zbuloni kafshën tuaj totem, dhe më pas lëreni atë t'ju thotë çfarë të bëni.
Njerëzit e lashtë kishin një kulturë që bazohej vetëm në botën rreth tyre - imazhi i natyrës, në tokën mëmë dhe rëndësinë e kafshëve në jetën e përditshme. Ata kishin shumë respekt për tokën, i cili duket se nuk është i ngjashëm me atë të ditëve të sotme, dhe një nga mënyrat me të cilën ata e tregonin respektin ishte përmes skalitjes nëpër shpella.
Si të gjesh kafshën tënde totem përmes meditimitKjo përvojë pabesueshmërisht shpërblyese kërkon pak durim dhe këmbëngulje. Për disa njerëz, duhet të kalojnë shumë sezone derisa kafsha e tyre totem të shpalosë veten, por kur ndodh, është diçka shumë shpërblyese dhe befasuese!
Si fillim duhet të gjeni një vend të qetë e të pazhurmshëm, më pas uluni dhe fokusohuni në frymëmarrjen tuaj. Merrni frymë pozitiviteti dhe nxirrni frymë negativiteti. Sapo të jeni krejtësisht të qetësuar, imagjinoni veten në një pyllë, në pyllin më të madh që keni parë ndonjëherë!
Dëgjoni për tinguj dhe thithni aromat e pyllit. Vazhdoni kështu, kjo mund të jetë e lodhshme e mund të kaloni në rrugë gjarpëruese dhe mund të duhen disa ditë, javë apo muaj derisa të shihni një kafshë. Kjo është kafsha juaj totem. Mund të surprizoheni se cila kafshë është, sikur t'ju ketë gjetur ajo vetë, në vend që ta zgjidhnit ju. Harroni çdo frikë që mund të keni mbi këtë kafshë, kjo do t'ju mësojë e ndihmojë të pushtoni edhe frikërat më të mëdha!
Zakonisht këto kafshë e manifestojnë veten e tyre duke na dërguar në një rrugë të re në jetë, drejt një rruge për të cilën mund të mos jemi të sigurtë. Në kohë të ndryshme të jetës sonë, mund të mirëpresim kafshë të ndryshme, dhe kjo është krejtësisht normale derisa rritemi në moshë, rritemi edhe si njerëz, por shumë njerëz të suksesshëm apo të rëndësishëm kanë raportuar se janë udhëhequr nga një kafshë e vetme për pjesën më të madhe të jetës së tyre.
Çfarë do të thotë kjo?
Çdo kafshë ka një kuptim të rëndësishëm e të shenjtë që mund ta aplikosh në jetën tënde. Ekzistojnë me miliona specie kafshësh që popullojnë tokën, por kafshët totem janë shfaqur në formën e qindra kafshëve përgjatë kohës. Nevojiten ditë të tëra për të lexuar një listë të gjatë, ndaj këtu kemi përzgjedhur një listë të kafshëve më të zakonshme dhe me simbolikën më interesante.
1. Shqiponja
Pendët e shqiponjës janë përdorur në të gjithë botën si instrumente ceremoniale dhe janë konsideruar si mjetet më të shenja të shërimit. Shqiponja simbolizon fuqinë, shërimin dhe mençurinë.
Shqiponja tregon këmbëngulje të madhe dhe na kujton që të praktikojmë durimin e të presim çastin e duhur për të bërë një lëvizje në jetën tonë.
Nëse një shqiponjë shfaqet si kafsha juaj totem, kjo është mënyra për t'i treguar botës se mund të fluturoni mbi hijet e realiteteve të shkuara.
Ndoshta më e rëndësishmja është se shqiponja kërkon që të lejoni veten të jeni të lirë, në mënyrë që të arrini kënaqësinë e dëshirave të zemrës.
2. Ariu
Ariu jeton në shpellë, dhe kjo ka lidhje të fuqishme me tokën mëmë, ku ariu kthehet gjatë muajve të dimrit për siguri.
Kjo tregon një personalitet të fortë femërorë që lidhet me ushqimin dhe sigurinë.
Arinjtë janë të vetë-mjaftueshëm dhe kanë talent imagjinatën, por zakonisht konsiderohen si ëndërrimtarë. Janë introskeptik, të vetmuar, të mençur dhe kanë lidhje me yjet.
3. Flutura
Metamorfoza dhe transformimi janë kuptimet e fluturës. Përfaqëson një nevojë për ndryshim dhe liri. Nëse ju shfaqet një flutur, atëherë jeni të gatshëm për këtë ndryshim.
4. Dreri
Dreri është i shpejtë, vigjilent dhe intuitiv. Janë të prirur të kenë mendime të shumta në kokë, shumë prej ture duket sikur nuk dëgjojnë. Janë pabesueshmërisht individë fisnikë, të mbushur me hijeshi dhe bukuri dhe janë shumë mirënjohës për botën rreth tyre.
5. Kali
Kuajt shfaqen në shkrimet mitike në të gjitha kulturat. Nuk ekziston kafshë tjetër e cila i ka dhënë njeriut kaq shumë liri fizike!
Nëse shfaqet një kalë në meditimin totem tuajin, mund të ndjeni një fuqi të madhe vështirë të kontrollueshme.
Kuajt janë të ndershëm dhe kanë besë dhe dashuri të pakushtëzuar. Jeni të zotë dhe keni këmbënguljen të realizoni qëllimet tuaja.
6. Bufi
Bufat janë krijesa kurioze, dhe nëse totemi juaj merr formën e një bufi, kjo mund të jetë një shenjë se po e shihni botën prapa një maske.
Bufi është i qetë dhe i shkathët, dhe është mesazheri i ogureve sekrete.
Duke qenë se janë qenie të natës, mendohet se janë lidhja mes errësirës, botës së padukshme dhe botës së dritës.
Do e gjeni fuqinë në Hënë, dhe do t'i realizoni gjërat në jetën tuaj më mirë gjatë natës.
7. Ujku
Në kulturën e lashtë ujku konsiderohej si mësues ose rrugëzbulues. Tmerrësisht besnikë ndaj miqve, kanë një sens të fortë të familjes, ndërsa e ruajnë lirinë.
Në fakt ujqit janë keqkuptuar për shkak se qëndrojnë të veçuar, për të shmangur luftimet.
Njerëzit me një totem ujku janë të prirur të flasin pabesueshmërisht mirë, qoftë dhe me anë të komunikimit jo verbal.
Janë tmerrësisht të aftë të zgjidhin problemet. Nëse jeni të pavendosur se çfarë do zgjidhni për jetën tuaj në vazhdim, atëherë përse të mos i drejtoheni kafshës suaj totem?
Shumë rrallë do t'jua tregojnë drejtpërdrejtë rrugën e duhur, por do t'ua shfaqin atë përmes trajtave të tyre, të cilat janë brenda jush. Pastaj rruga e duhur do nisë të shfaqet mu përpara syve tuaj.
8. Breshka
Breshka është në shtëpi kudo që shkon, pasi e mban mbi kurriz!
Breshkat janë të lira të kërkojnë për mundësi të reja kudo që të ndodhen dhe kanë aftësi të mira naviguese.
Breshka do të futet në guackën e saj nëse ndihet e rrezikuar apo jo rehat, dhe këto aftësi përfshijnë durimin, vetë-besimin, dhe mbrojtjen jo të dhunshme.
Tags
Shpirt