Megjithëse mund të mendojmë se disa njerëz janë vazhdimisht të zgjuar, praktikisht është demonstruar se nivele të ndryshme të mençurisë ndryshojnë nga një situatë në tjetrën dhe faktorë të tjerë që lidhen me atë nëse jemi vetëm apo me miq, sipas një studimi të Universitetit të Vaterlosë.
Studimi e përkufizon të arsyetuarit me zgjuarsi si një kombinim i këtyre aftësive me përulësinë intelektuale, konsideratën nga perspektiva e të tjerëve dhe kompromisin."Studimi nuk e mohon faktin se ekziston elementi i personalitetit në zgjuarsi, por kjo nuk është tabloja e përgjithshme. Situatat e jetës së përditshme ndikojnë në aftësinë dhe personalitetin tonë për të arsyetuar me zgjuarsi" thotë Prof. Grossmann i departamentit të psikologjisë në Vaterlo.
Duke ekzaminuar situatat dhe rrethanat kur njerëzit mund të tregojnë apo jo zgjuarsinë gjatë ditës, studiuesit mund të mësojnë rreth situatave të caktuara për të promovuar zgjuarsinë në jetën e përditshme duke i rikrijuar ato.
Tags
psikologji