Sipas një studimi të publikuar në Social Psychological and Personality Science, partnerët që bëjnë vazhdimisht "selfie", jo vetëm që shihen si narcisistë, por praktikisht kanë një imazh të deformuar të atraktivitetit të tyre, siç raporton "Mirror".
Studimi u fokusua tek perceptimet e atyre që bënin dhe e atyre që nuk bënin selfie.
Perceptimet e imazheve të atyre që bënin selfie dhe atyre që nuk bënin u analizuan dhe më pas u krahasuan me perceptimin e të tjerëve, njerëzve të jashtëm.Në vija të përgjithshme studimi vlerësoi që si ata që bëjnë dhe si ata që nuk bëjnë selfie, kishin nivel të përafërt të narcisizmit.
Si përfundim, njerëzit rankuan ata që bënin selfi si më pak atraktiv, më pak të pëlqyeshëm dhe më shumë narcisist.
Tags
E çuditshme