Presin të filojnë së shpejti shkollën, kanë 20 vjetë edukim përpara; do jetojnë në një botë me një ndryshim konstant. Avantazhi eksponencial i tyre me teknologjinë do të thotë se kompjuterat do jenë të gjithpranishëm për të gjetur dhe përpunuar informacionin menjëherë, duke shkaktuar kështu nevojën për të kujtuar faktet minimale.
Si i tillë, edukimi i tyre nuk duhet të fokusohet në të kujtuarit e njohurive (si ne) por në aftësinë për të përdorur njohuritë e reja.
Ndërsa ndryshimi përshpejtohet, aftësia e tyre mendore për t'u përshtatur me të papriturën duhet të jetë solide. Do të jenë vazhdimisht të ekspozuar ndaj problemeve jo të zakonta, qoftë këto kulturore, teknike dhe psikologjike. Kështu që trajnimi tek to i një mendësie sipërmarrëse dhe kurajoje për të përballuar sfidat, është investim më i dobishëm se sa memorizimi i njohurie.Sistemi i edukimit është krejtësisht i papërgatitur për t'u përballur me këtë sistem. Ky sistem do të rishihet përgjatë dekadave të ardshme me qëllim për të përdorur të mësuarit e diferencuar, të mësuarit në distancë dhe teorinë e re të edukimit, ndryshimi do jetë i vogël. Pasur parasyshë dekadad e tëra që nevojiten për të rishikuar sistemin edukativ, bëhet e detyrueshme për prindërit që t'u mësojnë fëmijëve të tyre që tani aftësitë e reja që nevojiten për jetën.
Aftësitë më të aplikueshme për të ardhmen: të kuptuarit e teknologjisë
Shumë vende pune do të favorizojnë ata që kuptojnë teknologjinë, pasi teknologjia është pjesë e gjithçkaje bëjmë në përditshmëri. Një infermjere do të veprojë me një sërë makinerishë për të performuar detyrat e saj, një tregtarë do ta bazojë vendimin që do marrë në të dhëna të konsiderueshme, një lider në biznes do të merret duke mësuar çdo divizion. Për këtë arsye, fëmijët tanë duhet të mësojnë bazat e teknologjisë: se si është strukturuar interneti, se si funksionojnë programet, si funksionon rrjeti dhe si operojnë qindra sisteme. Kjo do të jetë një kërkesë e zakonshme që të kuptojnë botën e tyre në përditshmëri.
Qoftë edhe për profesionet kreative, teknologjia do të luajë rol qëndrorë. Madje që në këtë moment, një element kyç për t'u punësuar si dizajner, musikant apo arkitekt, është se duhet të kesh njohuri rreth programeve komplekse. Kjo kërkesë do vijë gjithnjë duke u rritur.
Në një botë teknike në rrije, mundësitë do të zhvendosen gjithnjë e më shumë tek inxhinierët, në vend të njerëzve të biznesit. Të jesh drejtues duhet të kesh tru edhe për të bërë biznes edhe për njohuritë teknologjike, dhe shpesh është më e thejshtë të trajnosh inxhinierët në ambjentet e një biznesi se sa në Universitet. Pavarësisht se nga ia nis fëmija juaj, liderët e së ardhmes duhet t'i përvetësojnë të dyja.
Një kërkesë në rritje për zhvillues (developer)
Në 20 vitet e ardhshme do të shohim një zhvendosje në adaptimin e teknologjisë, ku në fund, të gjitha kompanitë do jenë kompani teknologjike - që do të thotë se të gjitha do bazohen në teknologji për të rritur biznesin e tyre.
Unioni Europian vlerëson se deri në 2020 Unionit i nevojiten rreth 20 milion programues. Madje që në ditët e sotme aftësitë programuese janë të kërkuara gjithandej. Jo thjeshtë nga kompanitë, të cilat joshin shitjet dhe përpunojnë përfitiemt për të joshur në mënyrën më të mirë të mundshme, por gjithashtu edhe nga kombet, si Australia, e cila u kushton vëmendje të veçantë programuesve dhe inxhinierëve. Por për sigurinë në punë, programimi vjen në vend të parë.
Lëvizshmëria
Në një botë gjithnjë e më shumë globale dhe një treg ndërkombëtarë në rritje, lëvizshmëria e profesionistëve do bëjë të mundur që njerëzit të punojnë, jetojnë dhe të konkurrojnë globalisht. Kjo lidhet me aftësitë teknike, të cilat jenë shumë të preferuara përmes kulturave.
Po ashtu edhe në shtëpi, aftësitë teknike do kenë avantazhe. Po shohim tashmë një trend në rritje të forcave të punës; gjithnjë e më shumë organizatat po ndërtohen nga njerëzit që punojnë nga shtëpia.
Përshpejtimi i urbanizimit po e bën këmbyeshmërinë të pambrojtur, kështu që në të ardhmen gjithnjë e më shumë njerëz do punojnë nga shtëpija. Derisa puna në distancë mundësohet nga teknologjia, aftësitë teknike do jenë të kërkuara për këto punë.
Një propozim sfidues për prindërit
Fëmijët jenë kuriozë për nga natyra, kështu që do jenë gjithnjë e më shumë të hapur ndaj teknologjisë. Sfida më e madhe për prindërit është që t'i bëjnë fëmijët e tyre të frymëzohen nga teknologjia, diçka për të cilën shumë prindër mund të mos jenë të interesuar. Por ndërsa sistemi i edukimit nuk është i gatshëm të ndryshojë së shpejti, kjo mënyrë e të mësuarit duhet të bëhet përmes fëmijëve. Kështu që ka ardhur koha të "gërmojmë" për lodra elektronike për fëmijët, të shohin video e të bëjnë kurse për teknologjinë, të fillojnë të diskutojnë për shkencën ndërsa janë duke konsumuar drekë. /F/
Tags
Familja