5 mësimet që mësojmë kur qëndrojmë në Vetmi

 Kur shpenzojmë kohë në vetmi, i vetmi person me të cilim mund të diskutojmë idetë, të reflektojmë e të qëndrojmë me të, është vetvetja. Është një kohë perfekte për të reflektuar mbi përvojat, ndjenjat dhe mendimet e shkuara, për të cilat nuk kemi reflektuar akoma. 

Kur jetojmë me të tashmen sa më shumë të mundeni, ekziston akoma nevojë për kohë për të parë modelet e jetës në të shkuarën që do na ndihmojnë për të ardhmen. Cilat janë përvojat që ju bëjnë personi që jeni aktualisht?

Cili person dëshroni të jeni? Çfarë hapash mund të ndërmerrni për të mishëruar veten tuaj më autentike?

Fillojmë të vlerësojmë më shumë marrëdhënjet
Kur qëndroni vetëm për shumë kohë, filloni të ndjeni mungesën e njerëzve! Jemi krijesa sociale. Kemi nevojë për njëri-tjetrin për të qëndruar në jetë, nga perspektiva e mbijetesës; njerëzit përherë kanë ekzistuar në tribu apo komunitete. Është gjë e mirë të shpenzosh kohë me veten në mënyrë që të kujtosh se sa shumë kënaqësi dhe argëtim merrni kur qëndroni me miq. Nëse vërtetë nuk ju mungon ndonjë nga miqtë tuaj më të shtrenjtë në jetë, gjeni kohë të reflektoni në atë se çfarë dëshironi me të vërtetë në marrëdhënjet tuaja, dhe si mund të ndodhë kjo.

Filloni të bëheni më kreativ
Koha e vetmisë mund të jetë një nga kohërat më të çmendura në jetë! Gjithkush dëshiron të këndojë apo të kërcejë kur është vetëm...apo mos vallë vetëm unë...? Bëni çfarë dëshironi gjatë kësaj kohe, qoftë art, kërcim, joga, këndim, çfarëdo të jetë!

Disa nga këto përvoja mund të jenë më të rëndësishmet e jetës suaj!

Filloni të ndiheni të pavarur
Më pëlqen të ngas makinën i vetëm për në market. Kur dikush dëshiron të vijë me mua, një pjesë e imja mërzitet, sepse nuk mund të dëgjoj muzikë e të këndoj me zë të lartë. Në fakt mundem, por nuk është e njëjta gjë. Kur e bëj këtë gjë, ndihem vërtetë i pavarur.

Rikuperoheni
Njëjtë me reflektimin, njerëzit që e konsiderojnë veten introvert kanë nevojë për kohë që të rikuperohen.

Truri tyre ka vërtetë nevojë një pushim. Njerëzit që janë shumë të ndjeshëm janë gjithashtu shumë të vetëdijshëm për kohën që i nevojitet trurit të tyre për të qëndruar vetëm.

Kjo nuk lidhet gjithmonë me gjumin apo relaksimin, por me një formë hutimi që mund t'i sjellë paqe një mendjeje të trullosur./Oculus News
Previous Post Next Post